Vrasja në Bllok, ja çfarë u gjet në xhupin e viktimës

October 8, 2018 22:03

Vrasja në Bllok, ja çfarë u gjet në xhupin e viktimës

Janë zbuluar detaje të reja për ngjarjen e mbrëmjes së 4 tetorit në përplasjen me armë zjarri në zonën e ish Bllokut, ku mbeti i vrarë Fabian Gaxhaj dhe dy të tjerë u plagosën.

I ftuar në emisionin ‘Open’ në Top Channel, avokati i Ervis Martinajt konfirmoi se në xhepin e xhupit të viktimës u gjetën dy medikamente, me të cilat ai mjekohej pasi vuante nga kanceri. Në QSUT ai mjekohej prej disa disa kohësh, madje i ishte përcaktuar edhe data për një operacion.

“Faktin që është i diagnostikuar  me kancer dhe ishte në terapi e kam mësuar gjatë hetimeve, nuk kam njohje të mëparshme me të”- tha avokati.

Ndërkohë në dokumentin e prokurorisë shkruhet: “Sende në xhupin e viktimës Fabian Gaxha: Një celular Iphone me ngjyrë të zezë me kartë vodafone, kartmonedha prerje 50 euroshe 3 copë, kartmonedha 2 mijë lekëshe 2 copë, kartmonedhë 1000 lekëshe 1copë si edhe kartmonedhë 200 lekëshe 2 copë, çakmak ngjyrë blu dhe çamçakëz çofresh, kartë identiteti në emër të Rigers Gaxha, datëlindja 26.07.1992, paketë malboro e bardhë me 7 cigare brenda, 2 medikamente me cigël epixxxr dhe clonotril, 1 çelës banese me mbishkrimin Errebi.”

Gjithashtu janë zbuluar edhe pamje brenda ambienteve ku ndodhi ngjarja në ish-Bllok. Mësohet se ngjarja nuk ka ndodhur në një bar kafe, por në një dyqan parfumerie.

v.l/ Dita

October 8, 2018 22:03
Komento

3 Komente

  1. XXXL October 8, 22:12

    C’lidhje ka semundja me krimet e ketij krimineli qe shkoj per lesh.
    Kete te na e spjegoj avokati me diplome Universistet Kioske (llamarine) gte mbylluar.
    Po rrogen ne euro e merrte??????
    Apo droga me euro shitet.

    Reply to this comment
    • anticensurë25642654 October 9, 09:01

      o lal këta duan ndonjë klik e asgjë më tepër!!
      mirë po themi se sëmundja e ilaçet,”paskan” një farë rëndësie,bëkan “lajm”,po marka e çëmçakizit,çfar lajmi bën??
      po marka dhe sasia e cigareve!?
      ç’lajm bën??
      kazan,lali kazan,si e thotë palloshi i tironës!!
      qeveri tepsije,medje kazani e popull hale!!
      kjo është shqipëria e sotme!!

      Reply to this comment
  2. aku October 9, 10:38

    po monedha nuk kishte me vete ?!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim