Vrasja në Borsh, arrestohen tre të dyshuarit (Video)

July 26, 2017 09:28

Vrasja në Borsh, arrestohen tre të dyshuarit (Video)

Tre persona janë vënë në pranga pak orë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Borsh të Sarandës, pak pas mesnate. Fillimisht është arrestuar një 19-vjeçar nga Vlora si një prej autorëve të dyshuar për vrasjen e 31-vjeçarit Premtim Bega, pas një sherri me thika.

Sakaq, policia shpalli në kërkim edhe dy persona të tjerë, të dyshuar për ngjarjen, dhe vetëm pak minuta më pas është bërë i mundur arrestimi i tyre.

NJOFTIMI I POLICISE

Policia arreston në flagrancë tre autorët e dyshuar të konfliktit me pasojë vdekjen e një shtetasi dhe plagosjen rëndë të një tjetri.

Në datë 26.07.2017 rreth orës 00:40, në sallën operative Sarandë mbërriti një telefonatë që njoftoi se në fshatin Borsh, në rrugën kryesore ka ndodhur një konflikt midis disa të rinjve me disa të dëmtuar.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë ku ka rezultuar se në konflikt janë përfshirë disa persona për motive të dobëta.

Gjatë konfliktit ata kanë përdorur mjete të mprehta shpuese, e për pasojë kanë marrë dëmtime të rënda në trup shtetasit:

– P.B., 31 vjeç, banues në Borsh, i cili ka ndërruar jetë gjatë transportimit për në Qendrën Shëndetësore.

– E.O., 24 vjeç, banues në Borsh, i cili ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore në spital.

– D.K., 24 vjeç, banues në Borsh

– E.M, 23 vjeç, banues në Borsh, dy të fundit kanë pësuar dëmtime të lehta.

Si rezultat i reagimit të menjëhershëm, shërbimet e Policisë Sarandë kanë kapur në flagrancë  shtetasin:

– R.Sh., 19 vjeç, banues në Vlorë.

dhe me pas:

– N.H.20 vjeç

– Xh.M.

Vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë për veprat penale parashikuar nga nenet 79 /dh, 22 dhe 25 të Kodit Penal.

July 26, 2017 09:28
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*