Vrasja në Gramsh, ja si nisi konflikti, familjarët: Bogdanit do i ngremë padi

September 22, 2016 12:20

Vrasja në Gramsh, ja si nisi konflikti, familjarët: Bogdanit do i ngremë padi

Një ngjarje e rëndë ndodhi ditën e djeshme në fshatin Llallë të Gramshit ku 29-vjeçari Ardian Mesiti u qëllua tre herë me thikë e për pasojë gjeti vdekjen. Policia i ka vënë prangat shtetasit Arlind Llalla i cili thuhet se ka kryer vrasjen.

Për këtë ngjarje nuk vonoi të reagonte menjëherë deputeti i Partisë Demokratike Gerti Bogdani i cili u shpreh se vrasja në Gramsh ishte kryer për motive droge e për pasojë akuzoi edhe ministrin Tahiri se ky i fundit po fshihte ngjarjen.

Mirëpo familjarët e të ndjerit i kanë bërë me dije Lexo.al se ngjarja ka ndodhur për motive krejt të tjera duke treguar ngjarjen e plotë.

Familjarët dëshmojnë se i ndjeri Ardian Mesiti punonte prej dy vitesh në një pikë karburanti e cila drejtohej nga daja i tij. Edhe të afërmit e zonës dëshmojnë se i ndjeri njihej si njeri shumë i qetë e që nuk ishte konfliktuar asnjëherë me asnjë person.

Mesnatën e 20 shtatorit teksa kthehej nga puna Ardiani ka hasur në një lokal Arlind Llallën aty pas disa minutash debat ka ndodhur një përleshje mes të dyve.

Shkak i kësaj zënke ka qenë një ngjarje e ndodhur dy ditë para se të ndodhte konflikti. Familjarët e të ndjerit bëjnë me dije se agresori Arlind Llalla u ka dalë me një armë të tipit kallashnikov motrës së Ardianit, Gentiola Mesitit si edhe vajzës së xhaxhait të saj Erestina Mesiti duke i kërcënuar për përdhunim. E terrorizuar, e motra vë në dijeni Ardian Mesitin, ky i fundit më pas debatoi me agresorin Arlind Llalla. Gjatë konfliktit Ardiani e godet Arlindin, ky i fundit largohet, thonë familjarët për Lexo.al.

Ardian Mesiti niset menjëherë për në fshatin Llallë për t’u sqaruar me të atin e Arlind Llallës duke dashur ti tregojë gjithë historinë. Gjatë rrugës për në fshat Ardianit i është bërë pritë nga Arlind Llalla, Xhuljan Kokomeci dhe Orges Kokomeci.

Njëri prej agresorëve e ka qëlluar tre herë me thikë Ardianin e për pasojë ky i fundit ka gjetur vdekjen. Familjarët e të ndjerit shprehen se dyshojnë që vrasjen ta ketë kryer Orgest Kokomeci dhe jo Arlind Llalla, megjithëse ky i fundit ka pranuar se e ka kryer ai krimin. Orgest Kokomeci është lënë i lirë.

Familjarët e të ndjerit bëjnë me dije për Lexo.al gjithashtu, se këtë çështje do e ndjekin deri në fund.

Madje do ngrenë edhe një padi ndaj deputetit Gerti Bogdani për deklaratë të gënjeshtërt.

Në familjen Mesiti prej ditës së djeshme janë hapur dyert e mortit, përveç ngjarjes që i ka tronditur, tashmë u duhet edhe të dëgjojnë deklarata të rrejshme të cilat nuk kanë asgjë të vërtetë përveçëse përfitimin e kapitalit politik.

Sa më lart, kuptohet që është vërtetë e papranueshme të përdorësh politikisht edhe ngjarje të tilla. (Lexo.al)

September 22, 2016 12:20
Komento

1 Koment

  1. laver stroka September 22, 20:03

    C’mund te presesh nga llapaqenet e Sali Serbit; mendje, ulje te gjakerave apo informim? Jo! Ata kane vetem nje objektiv: Hedhje zjarr konflikteve. Kjo fare e keqe i do te gjithe shqiptaret e tjere ti shohe ne zjar, te uritur, te terrorizuar, te neneshtruar, te poshteruar…. Jo me kot kjo bande politike e ashtuquajtur PD nuk kane marre dot asnjehere pushtetin me voten e zgjedhesve. Populli ta di duhanin qe pi dhe tymin qe leshon. Dibra e deshmoi edhe nje here vullnetin e tij, kunder llapaqeneve te paturp e te pa fytyre.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*