Vrasja në Laç për gështenja, në kërkim vëlla e motër

October 12, 2015 15:20

Vrasja në Laç për gështenja, në kërkim vëlla e motër

Vrasja e ndodhur mëngjesin e sotëm në Kurbin ka për motiv një zënë për pyllin e gështenjave. Shtetasi Ndrec Preni, 58-vjeç, u qëllua me automatiku, duke mbetur i vdekur në vend.

Policia ka nisur hetimet për rastin dhe ka zbuluar se autorë të krimit të rëndë janë dy të rinj, përkatësisht shtetasit Xhoana Ndoci, 29-vjeçe dhe vëllai i saj, 24-vjeçari Indrit Ndoci, të cilët janë shpallur në kërkim.

Konflikti midis viktimës dhe autorëve ka ndodhur për shkak të shfrytëzimit të një pylli me gështenja. Policia ka ngritur postblloqe të shumta për të arrestuar autorët e krimit të rëndë.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur 20 gëzhoja automatiku, ndërsa në polici janë shoqëruar pjesëtarët e të dyja familjeve për t’u marrë në pyetje për rastin.

Policia ndërkohë ka marrë nën mbrojtje familjen Ndoci nga frika e një hakmarrjeje të mundshme. /Dita/

October 12, 2015 15:20
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Sondazh

A ËSHTË EDI RAMA I MAJTË?

Shiko rezultatin