Vrasja në Tropojë, identifikohen autorët e dyshuar

June 15, 2016 14:08

Vrasja në Tropojë, identifikohen autorët e dyshuar

Policia e Tropojës ka mundur që të identifikojë autorët e dyshuar të vrasjes dhe plagosjes në Tropojë dje në darkë, ku humbë jetën Ardit Mrishaj 25 vjeç dhe u plagos Florian Qehaja.

Nga hetimet e policisë, ka rezultuar se gjatë një sherri në lokal pas ndeshjes së futbollit, 3 vëllezër u konfliktuan dhe qëlluan me armë ndaj viktimës dhe të plagosurit.

Uniformat blu kanë shpallur në kërkim dy vëllezërit Henerik Niklekaj 22 vjeç, i dënuar më parë për vepra të dhe Fitim Niklekaj 24 vjeç, i dënuar më parë për vepra të ndryshme penale.

Gjithashtu, është shoqëruar vëllai tjetër i tyre Kastriot Niklekaj 28 vjeç, i dënuar më parë për vepra të ndryshme penale, si bashkëpunëtor i dyshuar në ketë ngjarje.

June 15, 2016 14:08
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*