Vrasja në Vlorë, makina e autorëve u vodh në Durrës para 10 ditësh

May 25, 2017 12:57

Vrasja në Vlorë, makina e autorëve u vodh në Durrës para 10 ditësh

Detaje të reja dalin nga atentati i mbrëmshëm në Vlorë, ku humbën jetën Drejtori i OSHEE, Roland Saliu dhe biznesmeni i njohur, Mirvjen Hyseni.

Sipas shqiptarja.com automjeti tip BMW 320 me targa AA 348 PC, ngjyrë gri dhe me xhama të zinj, i përdorur nga autorët e krimit, rezulton i vjedhur në Durrës para 10 ditësh.

Makina është në pronësi të shtetasit I.C, i cili ka bërë denoncim në polici për vjedhjen e automjetit.

Autorët e atentatit e dogjën makinën pranë nënkalimit të Panajasë, menjëherë pas krimit të përgjakshëm që u regjistrua në një zonë mjaft të populluar të Vlorës, pranë Sheshit të “Flamurit”.

Pas ekzekutimit të Saliut dhe Hysenit, autorët, të cilët dyshohen të kenë qenë tre persona, janë larguar menjëherë me automjetin tip BMW, ndërsa e kanë braktisur atë pranë fshatit Panaja, duke i vënë flakën, por automjeti është djegur vetëm nga brenda.

 

May 25, 2017 12:57
Komento

1 Koment

  1. olimpia May 25, 15:25

    Ka nje menyre shume te thjeshte per identifikim …policia shkencore e di ….eshte e pamundur qe te mos kete shenja gishtash ne makine sepse 10 dite vrasesit nuk besoj se kane perdorur dorashka..Marrja e shenjave nga makina ,futje ne data baze te CI…dhe kerkuesi do ti gjeje se kujt i takojne keto shenja…..Rrjedhimisht rrethi i peronave ngushtohet …Gjithmone ne se keta persona kane CI… .

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*