Vrasja për një karikues, babai i Marvit: Pa drejtësi, bëj vetëgjyqësi

May 24, 2018 21:50

Vrasja për një karikues, babai i Marvit: Pa drejtësi, bëj vetëgjyqësi

 

Gati një vit më parë, Tirana u trondit nga një ngjarje e rëndë. 22-vjeçari Marvi Mihali u vra me thika nga bashkëmoshatarët e tij për një karikues telefoni.

Sot, një pjesë e autorëve të krimit, janë lënë të lirë, ndërsa prindërit e Marvit të ndjerë, qëndrojnë pas dyerve të gjykatës, për të kërkuar drejtësinë për padrejtësinë që u është bërë.

I ftuar në “Të Paekspozuarit” në Top Channel, babai i Marvit, ish-sportisti i njohur Pavllo Mihali u shpreh se së bashku me bashkëshorten e tij janë të shkatërruar pas vendimit.

Më tej, ai thotë se nëse nuk do të ketë drejtësi për djalin e tij, ai do të bëjë vetëgjyqësi.

“Nuk më shkonte kurrë në mendje që një prokuror si Artan Lulaj të ngjyente duart me gjakun e Marvit. I them këtij prokurori të shkosh në shtëpi dhe të përkëdhelësh fëmijët e tij. Të bëhesh palë me kriminelët, të rivrasësh sërish Marvin.

Ne jemi të shkatërruar komplet, na ka ndryshuar jeta totalisht. Dhimbja është e tmerrshme, çrenjëzore dhe çnjerëzore e bëjnë edhe këto vendime. Por unë besoj sërish në drejtësi.

Unë pres drejtësi nëse do të ketë edhe njerëz të mirë. Nëse ky shtet do të vendosë në krye njerëz të mirë. Mendoj se mbi të gjitha ne duhet të jemi njerëz, duhet të na dominojë zemra.

Nëse do të realizohet kjo drejtësi, unë do të kem të drejtën të flas lartë në qiell me Mavrin. Nëse nuk realizohet, unë do të bëhem shembull në Shqipëri. Unë do të bëj vetëgjyqësi, mua nuk më duhet më jeta. Unë do të luftojë deri në ditën e fundit”, u shpreh babai i Marvit.

“Ata ngritën kurthin dhe deshën të vrasin. Si mund të vrasësh për një karikues, si mund të rrish me thika në mes të Tiranës. Kush janë ata!?”, thotë nëna e Marvit në një rrëfim për emisionin “Të Paekspozuarit”, në Top Channel.

a.s/dita

May 24, 2018 21:50
Komento

2 Komente

  1. Nje qytetar May 25, 07:36

    I dashur shok , une nuk kam fjale per te te ngushelluar sepse nuk ka fjale qe te lehteson ne nje tragjedi te tille !Por , si prind qe jam , po te them qe mos ju ndaj qellimit tend per te vene ne vend drejtesine.N.q.s.te duhet ndihme , mjafton ta besh te ditur ne nje fare menyre .

    Reply to this comment
  2. Nje qytetar tjeter May 25, 15:05

    Beteja per drejtesi per Marvin eshte beteje per drejtesi per gjithe qytetaret e ketij vendi.Mjaft me gjykates imoral.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*