Vrasja për një karikues, caktohet prokuror i ri për çështjen e Marvi Mihalit

May 28, 2018 18:39

Vrasja për një karikues, caktohet prokuror i ri për çështjen e Marvi Mihalit

Pak ditë pas intervistës me deklarata dhe akuza të forta ndaj prokurorit të çështjes, së babait të Marvit, Pavllo Mihalit, me angazhimin e kryeprokurores Arta Marku, u plotësua kërkesa e tij për ndryshimin e prokurorit te çështjes që kishte në hetim vrasësit e të birit.

Ndërkohë “Panorama” mëson se prokurori i ri Gjergj Tako riformuloi akuzën “për vrasje në bashkëpunim” dhe jo “moskallëzim krimi”.

Sakaq, Gjykata e Tiranës sot ka ndryshuar akuzat për tre personat që u arrestuan e më pas u lanë të lirë, në gjyqin për vrasjen e të riut Marvi Mihali, për një karikues telefoni.

Në një prononcim për mediat, i ati i Marvit, Pavllo Mihali ka deklaruar: “Presim të vendoset drejtësia plotësisht”.

Marvi Mihali u vra më thikë në korrik të vitit 2017, edhe pse konflikti i lindur nuk kishte lidhje fare me të.

Më 11 maj, Gjykata e Tiranës la të lirë tre prej të akuzuarve që ishin arrestuar pas krimit, konkretisht, të Eugen Bitrajt, Kridens Alla dhe Marsel Alla.

Lirimi i tre prej të akuzuarve solli edhe reagimin e ashpër të nënës së Marvi Mihalit nëpërmjet rrjeteve sociale. Ndërkohë që i ati, shpërtheu në akuza të fora ndaj prokurorit, për lirimin e vrasësve të të birit, duke bërë edhe një padi.

o.j/dita

May 28, 2018 18:39
Komento

2 Komente

  1. Dibrani May 28, 19:59

    Reforma ne drejtesi e Rames ,..nje tallje ndaj popullit dhe Europes

    Reply to this comment
  2. goni May 29, 09:40

    Imagjinoni qe ka prokurore e prokurore akoma me ndyresira se ky tipi qe la te lira keto kriminelet e vegjel!!!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*