Vrasja për një varëse, Prokuroria: Burg përjetë për Aldo Hoxhën

Redaksia Online October 23, 2013 10:14

Vrasja për një varëse, Prokuroria: Burg përjetë për Aldo Hoxhën

Një vit më parë, vrasja e Fatbardha Tafës tronditi opinionin në Shqipëri. Ngjarja e ndodhur pasditen e 7 gushtit 2012 në afërsi të Fushës së Aviacionit në Tiranë u etiketua në media si “vrasja për një varëse”.

I akuzuari për këtë krim është Aldo Hoxha, 20 vjeç. Për të, Prokuroria ka kërkuar sot burgim të përjetshëm. Sipas saj, ekzistojnë të gjitha provat që provojnë fajësinë e të akuzuarit.

Sipas skemës së rindërtuar të krimit nga organi i akuzës, në vendin e ngjarjes është gjetur një kapele që mendohet se është përdorur nga vrasësi.

Analizat gjenetike të flokëve që janë gjetur në të janë përputhur me Aldo Hoxhën. Gjithashtu, pas arrestimit, Hoxha ka pasur shenja në trup, të cilat prokuroria thotë se janë shkaktuar nga fëmijët e viktimës, të cilët u përpoqën të mbronin nënën e tyre.

Vetë Hoxha dhe familjarët e tij thonë se nuk e ka kryer ai krimin, madje kanë akuzuar policinë për dhunë pas arrestimit.

Redaksia Online October 23, 2013 10:14
Komento

7 Komente

  1. agron October 23, 12:04

    burg perjete per kete plehren dhe per te gjithe ata si puna e ketij! shkruani sa me shume qe te ndikojme ne marrjen e vendimit nga trupi gjykues!

    Reply to this comment
  2. Guri October 23, 12:47

    Burg per jete eshte pak duhet riikthyer denimi me varje ne shesh publik. Ptu plere.

    Reply to this comment
  3. turi October 23, 13:31

    Ne litar

    Reply to this comment
  4. Eri October 23, 13:36

    Nje jete gruaje humbi per nje varese, keshtu qe nuk me ben pershtypje fare qe edhe jeta e ketij kriminelit te mbaroje per ate varese. Asnje mase lehtesuese, te kalbet ne burg si kerme.

    Reply to this comment
  5. Tirans October 23, 15:10

    Ti jepet denimi maksimal.Le te behet mesim per te gjithe hajdutet dhe kriminelet.
    Jeta nuk shtyhet me te vjedhur.

    Reply to this comment
  6. Luli October 23, 15:55

    Ne burg qeni qe te mos i veje mendja kujt per prapesi e jo me per vrasje.Plera jane dhe familjaret e tij qe i dalin per karshi maskarait.

    Reply to this comment
  7. era October 23, 15:58

    Fytyre e prishur erdhen ne qytet u hapem dhe deren dhe filluan edhe te na vrasin . Burgu eshte pak per keta fshatare , te gjithe duhet te kthehen nga kane ardhur se ta moren frymen.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim