Vrasja tek ish-Fusha e Aviacionit, vëllai: Floriani u vra për kapriço

August 18, 2014 08:56

Vrasja tek ish-Fusha e Aviacionit, vëllai: Floriani u vra për kapriço

Autori e qëlloi vëllain tim për kapriço. Nuk e bëri për vetëmbrojtje.”Kështu është shprehur vëllai i 33 vjeçarit Florian Selmani, i cili u vra dy ditë më parë  për një gomë makine tek zona  e ish-Fushës së Aviacionit në kryeqytet.

 “Xhevahiri erdhi në servisin tonë dhe na kërkoi llogari për gomën. Ai më goditi mua në fillim, pastaj ndërhyri vëllai im dhe dy klientë të tjerë për të na ndarë. Autori kishte një pistoletë  që e mbante në portofol dhe gjatë gjithë kohës që ishim duke biseduar hapte portofolin dhe më thoshte “Mos më detyroni që të përdor armën” , tregon Iliri.

Sipas tij, “Nuk është fare e vërtetë se e kemi rrahur ne; ai erdhi dhe na goditi në servisin ku ne punonim.Kur ndërhyri vëllai ata debatuan bashkë dhe në këtë moment ai nxori pistoletën dhe qëlloi ndaj vëllait tim. Po ai nuk e bëri këtë vrasje për një krim, e bëri se kishte frikë se i thoshin tjerët “shkove tek servisi dhe të rrahën ata”.Ai e qëlloi vëllain tim për punë hunde dhe krtenarie”, shprehet ai për “GSH”-në.

Autori i krimit Xhevahir Mzhika ish-agjent i SHIK-ut është shpallur në kërkim, dhe ende nuk është vetëdorëzuar, pavarësisht negociatave me policinë.

August 18, 2014 08:56
Komento

2 Komente

  1. Naci August 18, 12:38

    Perseri ulje cmimi kundrejt jetes se njerezve qe perpeliten te sigurojne kafshate e familjes…kesaj rradhe per nje gome me cmimin 2000 lek…nje vrases i paguar nga Visho Ajazi arrin qe me armen e punes te vras cilin do qe nuke i pergjigjen punojsit te Ajazit….ky eshte shteti qe la pas Sali Krimineli….dhe per cudi policia deklaron se eshte i komplikuar dhe arrestimi….o Saimir Qafiri lere lumderimin ne det po shiko se njerzit po te viten ne mes te tiranes…Naci nga himara shok me 2K.

    Reply to this comment
  2. XUME PROTOPAPA August 19, 04:42

    GANGSTERET E VISHO AJAZIT

    Mzhika eshte jo vetem kriminel por edhe hajdut i pasurise kolektive. Ne 2008-ten eshte denuar vetem me gjobe, nga dashuria e pafund qe ka per kriminelet e hajdutet gjyqtari Arben Kostandini, per vjedhje te enregjise elekrike me lidhje abuzive te saj. (Vendimi nr. 703 dt. 15-05-2008 – Gjykata e Tirones)

    Menjehre pas denimit, shefi i ahereshem i SHISH-it e largoi nga puna, per ta rishtrenguar mes kraheve boshnjako-malazezi Visho Ajazi.
    Keta jane mbrojtesit e sigurise tone, njerez te hurit, litarit dhe vrasjeve me arme pa leje te kujtdo qe i pret rrugen e tyre kriminale.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*