Vrasje dhe shkatërrim prone/ Kush janë dy subjektet e radhës së OFL

February 20, 2020 13:16

Vrasje dhe shkatërrim prone/ Kush janë dy subjektet e radhës së OFL

Operacioni Forca e Ligjit, vazhdon të nxjerrë emrat që janë subjekt të këtij ligji.

OFL, në bashkëpunim me strukturat e tjera të Policisë së Shtetit, po kryen veprime komplekse, për përmbushjen e detyrimeve të përcaktuara në Ligjin Special.

Në këtë kuadër, bazuar në Aktin Normativ nr. 1, të datës 31 janar 2020, OFL u ka dërguar kërkesat për vetëdeklarim të pasurisë, shtetasve:

– A. L., me banim Tiranë, i dënuar në Itali për “Vrasje në rrethana cilësuese”;

– E. D., me banim Tiranë, i dënuar për “Shkatërrim të pronës me zjarr”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së, të cilat do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL bën me dije se formularët e plotësuar nga personat që u është kërkuar vetëdeklarimi janë dorëzuar në SPAK, sipas përcaktimit në Aktin Normativ nr. 1, të datës 31 janar 2020.

Për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë, OFL do të informojë publikun në vijimësi.

o.j/dita

February 20, 2020 13:16
Komento

1 Koment

  1. anticensurë25642654 February 20, 15:21

    unë kujtova se ta kishin dhën pushimin për dit të enjte!!
    seria e radhës në natyrë!!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim