Vrasje, përdhunime, grabitje, ja krimet e të fortëve të Shkodrës

August 15, 2016 14:14

Vrasje, përdhunime, grabitje, ja krimet e të fortëve të Shkodrës

Ngjarja e mbrëmshme në Shkodër, ku në qendër të qytetit pati shkëmbim me armë zjarri mes dy makinave duket se ka nxjerrë në pah të ‘fortët’ e Shkodrës.

Nge hetimet e policisë rezulton se Donald Shtjefni,  Kristian Shtjefni e Patrik Salaj të cilët kanë qenë duke lëvizuar me automjetin BMW X5, me targe SB60 CEA dhe shtetasit Behar Brajoviç (Bajri), Ilir Rustemi (Bajri) dhe Bledar Lekaj të cilët kanë qenë duke lëvizur me makinën BMW me targë AA 006 NL, në lagjen “Vasil Shanto”, kanë qëlluar kundrejt njeri- tjetrit me armë zjarri, pistoletë dhe automatik, ku nga ky shkëmbim zjarri ka mbetur i dëmtuar Donald Shtjefni i cili ndodhet në Spitalin e Traumës Tiranë  jashtë rrezikut për jetën.

Për të ikur nga vendi i ngjarjes, Behar Brajoviç (Bajri), Ilir Rustemi (Bajri) dhe Bledar Lekaj janë drejtuar për në fshatin Golem të Shkodrës. Por, nga shpejtësia e madhe, makina me të cilin po udhëtonin ka dalë nga rruga.

Por, kush janë Behar Brajoviç (Bajri), Ilir Rustemi (Bajri)?

Familja Bajri është bërë nga më të njohurat në Shkodër. Po t’i kujtoje dikujt pak kohë më parë mbiemrin Bajri, nuk do t’i vinte mirë. Bëmat e djemve dhe kushërinjve, kishin bërë që ata të ishin “zotër” të qytetit të Shkodrës.

Më poshtë renditen gjithë krimet e faktuara dhe krimet e dyshuara të arrestuarit Behar Bajri:

Me datë 28.01.2000 në fshatin Dobraç ka vrarë me armë zjarri shtetasin Petrit Demiri, punonjës i Policisë Rrugore në Komisariatin e Policisë Shkodër. Për këtë vepër venale Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër e ka dënuar vetëm me dy vjet burgim. Gjykata e Apelit për Krime të Rënda Tiranë, me vendim të datës 27 shkurt 2007 e ka dënuar me 9 vjet heqje lirie dhe 2(dy) milion lekë gjobë për kryerjen e veprës penale të “shtrëngimit me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”.

Ngjarja për të cilën shtetasi Behar Bajri është deklaruar fajtor ka ndodhur me datën 12 shtator të vitit 2005, në qytetin e Shkodrës, ku ky shtetas përmes gjobvënies, ka kërkuar që të përfitojë pa të drejtë shumën prej 5 milionë lekësh të reja nga një banor i qytetit të Shkodrës. Këtë krim Behar Bajri (Rustemi) e ka kryer në bashkëpunim me kushëririn e tij Sead Rustemi.

Me datë 18.08.2006 shtetasi Behar Bajri është akuzuar për përdhunimin e dy vajzave të mitura, krim të cilin e ka kryer në bashkëpunim me një tjetër person. Për këtë ngjarje Gjykata e rrethit Shkodër kishte caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” nën akuzën e “heqjes së paligjshme të lirisë në bashkëpunim”, marrëdhënie seksuale me dhunë me të mitura të moshës 14-18 vjeç”.

Me datë 14.01.1999 në lagjen Dobraç të qytetit të Shkdrës Behar Bajri, Ilir Bajri dhe Frederik Totaj në bashkëpunim me njëri-tjetrin dyshohen se kanë kryer veprën penale të vjedhjes me armë ndaj dy qytetarëve nga Berati, të cilët kanë qenë duke udhëtuar me një automjet tip Kamion me targë të Vlorës.

Me datë 14.01.1999 në lagjen “Vojo Kushi”, janë vrarë me armë zjarri vëllezërit Osman e Artur Alibali. Autorë të dyshuar të kësaj ngjarje kanë rezultuar të jenë shtetasit Behar Bajri, Ilir Bajri dhe Frederik Totaj. Kjo vrasje është kryer menjëherë mbas vjedhjes me armë të kryer ndaj dy shtetasve nga Berati.

Me datë 15.02.2001 në lagjen Vasil Shanto të qytetit të Shkodrës është vrarë me armë zjarri shtetasi Arben Tuzi, vjeç 39 nga Shkodra. Autorët e dyshuar të kësaj ngjarje kanë rezultuar të jenë shtetasit Behar Bajri dhe Ilir Bajri.

Me datë 21.03.1999 Behar Bajri në bashkëpunim me shtetasin Ilir Bajri kanë tentuar të kryejnë vjedhje me armë ndaj Arben Tuzit dhe vëllait të tij. Nga shkëmbimi i zjarrit të dy palët kanë plagosur njëri-tjetrin.

Me datë 26.06.2002 në banesën e Behar Bajrit është gjetur e vrarë bashkëshortja e tij Fabiola Bajri, 16 vjeçe. Nga veprimet hetimore të kryera rezultoi se në këtë rast ishte vrasje dhe jo vetëvrasje siç deklaruan familjarët. Autor i dyshuar i kësaj vrasje është Behar Bajri.

Ndërsa i arrestuari tjetër, Ilir Bajri Ilir akuzohet se në 4 gushtit të vitit 2006, ka vrarë Pal Kosterin, pranë banesës së tij, në fshatin Stom-Golem, pak metra larg Urës së Bardhajve. Vrasja pati ndodhur pas një konflikti të dy autorëve me dy nga djemtë e viktimës, që janë pronarë të një lokali në Velipojë.

Autori kishte frekuentuar lokalin në Velipojë dhe në gjendje të pirë ka shkaktuar trazira në të. Kjo ka bërë që pronarët, djemtë e viktimës t’i kërkojnë Bajrit të mos vinte më në lokalin e tyre, pasi po u largoheshin klientët. Nga kjo, autori është ndjerë i fyer dhe ka shkuar në Shkodër, tek shtëpia e Pal Kosterit dhe pasi e ka thirrur atë të dalë jashtë, e ka qëlluar me armë. Bashkëshortja e viktimës i ka identifikuar autorët, të cilët i njihte dhe më parë. /GazetaExpress/

August 15, 2016 14:14
Komento

9 Komente

  1. Tarrasi August 15, 14:33

    Nuk e kuptoj si nuk jane ne burgim te perjetshem keto fekale te njerzimit … keto qenie te ulta qe s’meritojne te jene as qen …

    Fajin e ka Saliu qe hoqi denimin me vdekje se vetem kjo gje ju ben derman ketyre tipave.

    Reply to this comment
  2. Saliu Komunist i pabese dhe serb.. August 15, 16:58

    Kriminelet paskan “biografi” shume te pasur, sic shikohet jane denuar si njerez ordinere e jo si kriminele.
    Me cfare po lexojme keshtu do te denohen edhe kesaj rrodhe “Denim me Kusht”, keto jane Gjykatat Shqiptare te trsheguara nga Kerrma Saleh.

    Reply to this comment
  3. Moisi Golemi August 15, 17:04

    Bajri? Brajovic?? Plehrat e Sali Birishes. Paska vrare edhe polic rrugor e ka marre vetem dy vjet burg. Ka vrare edhe gruan e tij 16-vjecare. E keta shtaze dhe gjykatesit qe i kane lene te lire, sillen verdalle gjithe p*rdhe.

    Reply to this comment
  4. TRIBALET E PD-se August 15, 18:24

    Cfar thoni more njerez ?! Kjo kategori njerezish jane baza e PD-se ne Shkoder . Zhelefina i ka keta si reparte paramilitare, qe i mban dhe perdor ne cdo kohe,per t`iu imponuar kundershtareve dhe per te terrorizuar popullaten .
    Jane pikerisht kjo kategori e “te forteve”,qe rrinin prane sporteleve te pageses se faturave elektrike dhe kercenonin kedo qe shkonte per te paguar faturat . Jane keta , qe hodhen ne ere me tritol ,kandidatin per
    deputet te PDK-se ne Koplik,me urdher te Zhelefines.
    Ky zhul njerezish , eshte i pranishem dhe aktiv ne cdo kohe , jo vetem ne Shkoder , por edhe ne Lezhe , Lac , Kruje , Tropoje , Kukes e kudo gjetke . Me te tille
    kercenon Saliu, se mund te rrezoje cdo qeveri tjeter , brenda dy oreve , sepse ketu e ka themelin partia e tij fashiste . A nuk e shihni , edhe sot eksponentin emer
    keq te PD-se , Paloken , qe kercenoi hapur kandidatin e majte per kryetar bashkie ne Diber , qe te dorehiqet , sepse …,ka per ta pare vete cfar do t`i ndodhe?!
    Keto nuk jane aspak rastesira,por menyre te jetuari , te
    menduari e te vepruari te fashizmit te gjalle Vicidolas, qe mbahet me thonje e dhembe , per te qene ne krye te pushtetit dhe te coje deri ne fund detyren e ngarkuar
    nga famekeqja UDB ! ! ! ! ! ! !

    Reply to this comment
  5. Shkodra August 15, 21:34

    Asnje gabim nuk keni ber me kete shkrim veq duhet te shtohen edhe disa reste te tjera se kan me shume .Këto po i mbron policia dhe po Marrin ne qafe djem te tjeret po ja imponojne ngjerzve te behen kriminel per ti mbijetuar keture

    Reply to this comment
  6. Mark uk August 16, 08:26

    Po mire more militaruc me pages ku ishte qeveria e kti gjatoshit tesh tre vite qe nuk i arrestoj.Te gjitha krimet e ktyre ushtarve qe e din tan Shkodra se mbeshteten nga Ps.Flasin lalucet sikur rrin ne Shkoder ku dihet se kush i ban kto krime.Edhe droga qe ashte mbiell ne gjith vendin prap Saliu e ka fajin.

    Reply to this comment
  7. Loni August 16, 10:41

    Ti varin bashke me gjykatesit qe i kane nxjerre

    Reply to this comment
  8. nga shkodra August 16, 13:08

    E vertet qe me Bajrat nuk ka mujt me u perball asnji ne shkoder,po per kta qe shkrujn krejt kot jo te saliut apo dicka tjeter nuk e din vec shkrujn prej inadit se kta shpellar nuk e njofin as qytetin,gjithmon ky fis ka pas perkrahjen e te majtes tan e din.

    Reply to this comment
  9. Santa Quaranta August 15, 15:31

    Po bej nje perditesim: Per kete ngjarje Behar Bajri dhe Ilir Bajri jane denuar me nga 6 muaj burgim per moskallzim krimi ndersa Bledar Lekaj me 3 vjet burgim sepse: ka qelluar njekohesisht me 1 pistolete dhe me 1 automatik si dhe ka drejtuar BMW njekohesisht!!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*