Në katër vjet, pesë ekzekutime, si mbërritën vrasjet mes dy fiseve të Rrëshenit në rrugët e Tiranës. Terrori i djeshëm në kryeqytet, kronikë e një krimi të paralajmëruar

September 15, 2020 22:44

Në katër vjet, pesë ekzekutime, si mbërritën vrasjet mes dy fiseve të Rrëshenit në rrugët e Tiranës. Terrori i djeshëm në kryeqytet, kronikë e një krimi të paralajmëruar

Shtetasi Preng Gjini është i fundit në listën e personave që i bëhet atentat, ndërsa konflikti midis dy familjeve Gjini dhe Reçi në Rrëshen vazhdon prej vitesh.

Konflikti mendohet se ka nisur në vitin 2016 për shkak të një ngarkese droge nga Turqia.

Vrasja e drejtorit të OSHEE

Sajmir Jaku, daja i Gjinajve, drejtor i Tensionit të Lartë në OSHE për Veriun, u vra më 9 shtator 2016.

Dy persona të armatosur kanë qëlluar për vdekje zyrtarin, ndërsa nga të shtënat me armë edhe një person tjetër mbeti i plagosur. Ngjarja u la pa autor edhe pse me dhjetëra veprime hetimore u kryen për disa muaj me radhë.

Vrasja në Itali

Më 28 prill 2017 në Itali, u ekzekutua shtetasi Gaspër Reçi. Vrasja u krye si hakmarrje për vrasjen e Sajmir Jakut.

Reçi, 43 vjeç, i cili jetonte prej vitesh në Romë, u vra nga 4 të shtëna me pistoletë, nga një distancë e afërt.

Viktima, para se të qëllohej për vdekje, ka qenë duke lëvizur në këmbë drejt shtëpisë së tij, ndërsa një automjet tip “Smart” e ka ndjekur pas deri pranë banesës. Makina i është afruar dhe autorët e kanë thirrur para se ta qëllonin.

Vrasja në Belgjikë

Më 6 shtator të po atij viti, vritet 31-vjeçari Kreshnik Gjini në komunën e Forestit të Belgjikës.

Policia belge kërkoi të dhëna nga Policia shqiptare pasi një dëshmitare e identifikuar me emrin Kristina, e cila ka qenë e dashura e Kreshnikut, pohoi për policët belgë se daja i 31-vjeçarit është vrarë një vit më parë në Shqipëri. Daja ishte Sajmir Jaku i OSHEE.

“Ai ndihej i kërcënuar dhe vazhdimisht ruhej”, ka thënë vajza në dëshminë e dhënë para hetuesve.

Vrasjet në Rrëshen

Më 13 gusht të vitit 2019 u ekzekutua në qendër të qytetit të Rrëshenit, në sy të dy fëmijëve, Armando Gjini, i njohur edhe me emrin Tonin Gjini.

48 vjeçari u qëllua disa herë me pistoletë, ndërsa ndodhej brenda automjetit të tij përballë katedrales.

Më 7 janar 2020 u ekzekutua Kastriot Reçi, vëllai i Gaspërit vrarë në Romë. Ai u qëllua nga largësia me një snajper.

Ishte viktima e pestë në tri vitet e fundit në Rrëshen nga i njëjti serial vrasjesh që dje bëri viktimë edhe kalimtarë të rastit, ndërsa policia vijon të dështojë për ta ndalur.

 

e.sh. / dita

September 15, 2020 22:44
Komento

2 Komente

  1. Arben September 16, 06:08

    Allbania urupiane

    Reply to this comment
  2. Drenova September 16, 08:09

    Ja,keto jane sukseset me te cilat mund te “mburret” sot e 30 vjet shkerdhatokracia shqiptare!
    Keni shpifur e share pa fund per “Njeriun e ri” te socializmit,qe punonte vullnetarishjt per ndertimin e hekurudhave,brezareve me peme frutore,etj, ,ndersa pas 90-tes kujtonit se “Njeriu i ri” kapitalist do behej me i mire vetem se ne Kushtetuten e re u shtua kapitulli per “Lirite dhe te drejtat e njeriut”!
    Dhe sot askush nuk e ka pronen,jeten e vet e te femijve te vet te sigurte,sepse ne Shqiperi u instalua me mbeshtetjen e pa kursyer te nderkombetareve nje sistem politik,ekonomik etj kriminal!
    Sot ketu nuk ekziston shteti ligjor,demokracia dhe administrata publike eshte totalisht e politizuar qe nuk perfill ligjet,por urdherat e “maliqit”!
    E shajme dhe sakatojme diktatorin Enver Hoxha,por keto 30 vjet ne Shqiperi kane sunduar vetem DIKTATORE TE TIPIT FASHIST!
    Sot kemi nje DIKTATOR modern me shallvare dhe atlete si askush kryeminister ne bote,por qe te vret me lezet:
    Te le pa pune,pa ushqim,te jep nje rroge a pension sa per te mos vdekur,te rrit taksat per dite,duke te xhvatur 50% te te ardhurave mujore!
    Cmimi i naftes eshte 5 here me i larte se ne SHBA,sepse shteti per cdo liter nafte merr 120 leke akcize,prandaj sot nafta shitet 160 leke litri!
    Sot uji i piste qe na furnizon UKT na shitet me cmim 8 here me shtrenjte se ai i energjise elektrike,ka 8 vjet qe Rama nuk ka rritur asnje lek pensionet,qe u kompeson pensionisteve buken dhe gazin sipas nje VKM te vitit 1994,kur cmimet e tyre sot jane 20 fishuar!
    Kjo eshte jo vetem tallje,por perbuzje per 700 mije pensionistet e varfer!
    Dhe kete e ben nje kryeminister gjoja i majte!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim