Vrasjet në rrugët e Londrës, shkon në 69 numri i viktimave

May 31, 2018 15:23

Vrasjet në rrugët e Londrës, shkon në 69 numri i viktimave

 

Numri i vrasjeve në Londër ka arritur në 69 për këtë vit, pasi një burrë rreth të 40-ve u godit për vdekje me thikë në një zonë të kryeqytetit, të mërkurën në mbrëmje.

Burri u shpall i vdekur në vendin e ngjarjes në një rrugë në Chelsea, perëndim të Londrës. Viktima u gjet i plagosur rëndë dhe vdiq 40 minuta më vonë në vendngjarje.  Sipas Daily Mail, policia ka nisur hetimet rreth kësaj ngjarje megjithëse ende nuk është bërë asnjë arrestim.

Më herët gjatë kësaj jave, u pretendua se anëtarët e bandës të dyshuar për nxitje të dhunës në mediat sociale duhet të trajtohen si të dyshuar për terrorizëm.

Policia do të përdorë strategji të reja për të shënjestruar kriminelët që promovojnë dhunën në videot e shpërndara në faqet e internetit si YouTube.

Policia ka bërë përgjegjëse rrjetet sociale për rritjen e numrit të vrasjeve në Londër, duke veçuar rrymën e muzikës rap që mendohet se frymëzon krimin e dhunshëm.

a.s/dita

May 31, 2018 15:23
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim