Vrau 17 persona, identifikohet autori i masakrës në Florida

February 15, 2018 10:10

Vrau 17 persona, identifikohet autori i masakrës në Florida

Adoleshenti që vrau 17 persona në një shkollë të mesme të Floridës është Nikolas Cruz, 19 vjeç, i pezulluar më parë nga kjo shkollë.

Mësohet se Cruz ka aktivizuar alarmin e zjarrit në mënyrë që studentët të dilnin nga klasat e tyre e më pas hapi zjarr. Ai iu shmang policisë duke u shtirur si një prej studentëve të tmerruar që vraponin për të shpëtuar kokën.

Ai u arrestua një orë pas nisjes së masakrës.

Sherifi i Kontesë së Brauardit, Scott Israel tha se 19-vjeçari ishte përjashtuar nga kjo shkollë një vit më parë për “arsye disiplinore” që ende nuk dihen.

Cruz ishte i armatosur me një pushkë AR – 15 dhe granata tymuese kur hyri në shkollë me maskë kundërgaz dhe vrau 17 studentë dhe pjesëtar të stafit.

o.j/dita

February 15, 2018 10:10
Komento

2 Komente

  1. MH February 15, 14:40

    Ferst Amerika!
    Ju uroj ta gezoni lirin e mbajtjes se armatimit nga cdo njeri amerikan.Dijne shume mire dhe bukur ta ushtrojne ne perdorim.

    Reply to this comment
  2. mirel February 15, 16:53

    Ekonomi tregu, sic thote Ramuti.
    Keshtu bejne dhe biznesmenet e armeve ne Amerike.
    Blini arme thote, se eshte e drejta e ekonomise se tregut.
    Dhe vrisni njeri tjetrin.
    Kete e mbeshtet dhe shteti.
    Dhe vriten kokepalaret
    Keshtu do ju shohe dhe Ramuti, pasi po privatizon cdo gje, do shpiki dhe koncesionin e armeve, me ligjin per te drejtat e njeriut..
    Ashtu si shpiku koncesionet e ilaceve, lumenjve, minierave, naftes, ca ka ngelur me., armet
    Duket shaka, po nuk eshte larg

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*