Vrau 18 vjeçarin, gjykata lë në burg Marjan Lepurin

April 10, 2014 21:12

Vrau 18 vjeçarin, gjykata lë në burg Marjan Lepurin

Gjykata e rrethit gjyqësor Shkodër ka dhënë masën e sigurisë, “arrest me aurg” për Marjan Lepurin, i akuzuar si autor i vrasjes së 18-vjeçarit Kristjan Kacaj dhe i plagosjes së kushëririt të tij, Mirash Kacaj, 24 vjeç, ngjarje e ndodhur 3 ditë më parë në rrethin e Malësisë së Madhe. Gjyqi u zhvillua pa praninë e mediave, ndërsa i akuzuari si autor i kësaj ngjarje ka shfaqur shënja pendese për krimin e kryer. Ai ka deklaruar para togave të zeza se ka reaguar në këtë mënyrë pasi ka qënë duke u vetëmbrojtur. 18-vjeçari Lepuri tha se është sulmuar nga viktima dhe djali i xhaxhait të tij, ndërsa armën e krimit e ka marrë në tokë pasi u kishte rënë atyre dhe me të ka qëlluar Kristjanin dhe Mirashin. Prentendimet e 18-vjeçarit Lepuri, u hodhën poshtë nga prokurori i çështjes, Ermir Lelçaj, duke u bazuar edhe në dëshminë e të mbijetuarit, 24-vjeçarit Mirash Kacaj, i cili ka deklaruar se armën e ftohtë Marjan Lepuri e kishte me vete dhe pasi kanë nisur të debatojnë dhe të përleshen me viktimën dhe djalin e xhaxhait të tij, Lepuri ka nxjerrë thikën dhe i ka qëlluar të dy ato.

Nga ana tjetër avokati mbrojtës ka kërkuar një masë më të lehtë për 18-vjeçarin me argumentin se ky është penduar për krimin dhe është vetëdorëzuar. Në fund trupi gjykues ka vlerësuar të ligjshëm arrestimin e Lepurit dhe ka caktuar “arrest me burg” për të. Familjarët e autorit i kanë dërguar ngushëllimet familjes së viktimës, ndërsa kanë hedhur poshtë pretendimet e policisë për arrestimin e Lepurit, pasi sipas tyre Marjani është vetëdorëzuar në polici me ndërmjetësimin e të afërmve. oranews

 

April 10, 2014 21:12
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*