Vrau 2 vetë, 25 vite burg biznesmenit laçjan

June 12, 2014 09:09

Vrau 2 vetë, 25 vite burg biznesmenit laçjan

Nuk u kthehu borxhin 100 mijë euro dhe i vrau të dy pse e shanë nga motra dhe nëna, biznesmeni i shpëton burgimit të përjetshëm. Gjykata e Tiranës ka dënuar dje me 25 vjet burg Pjetër Paçanin, të akuzuar për vrasjen e dy personave në 18 shkurt 2011 në autostradën Tiranë-Durrës. Paçani, biznesmeni i kompanisë së betonit “Paçani Sh.p.k”, sipas gjykatës është autor i vrasjes së Ndoc Zymajt dhe Vlash Gjeçit, ndërsa është i shpallur në kërkim dhe ende nuk ka rënë në prangat e policisë, edhe pse sipas prokurorisë ka firmosur dokumente për llogari të firmës së tij. Të tre burrat, që për më tepër kishin edhe lidhje miqësie me njëri-tjetrin, përveçse ishin sipërmarrës të ndryshëm, banonin në qytetin e Laçit. Dhe shkak i këtij krimi të dyfishtë ka qenë një kontratë huamarrje mbi 100 mijë euro, e cila nuk është kthyer sipas kohës së parashikuar në kontratë.

Shkrimin e plotë mund ta lexoni në versionin print të gazetës DITA.

June 12, 2014 09:09
Komento

1 Koment

  1. Naci June 12, 09:17

    Ky eshte miku i deputetit P.D Mhill Fufit.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*