Vrau bariun për kullotat, dënohet me 18 vite burg

April 1, 2016 10:07

Vrau bariun për kullotat, dënohet me 18 vite burg

Gjykata e Korçës shpalli dje fajtor dhe dënoi me 18 vite burgim të pandehurin Abaz Isai, 54 vjeç, i cili vrau me armë zjarri bariun 25-vjeçar nga Erseka, Mario Laho, pas një sherri për kullotat.

Prokuroria e cilësoi Abazin fajtor për veprat penale të “vrasjes me dashje” dhe “armëmbajtjes pa leje”. Bazuar në këto akuza është kërkuar edhe dënimi i tij me 27 vite burg. Në aplikim të gjykimit të shkurtuar, prej të cilit Abazi përfitoi uljen e 1/3 se dënimit, gjykata caktoi dënimin përfundimtar me 18 vite burg, që do i vuajë në një institucion të sigurisë së lartë.

Abaz Isai, në muajin korrik të vitit të kaluar, vrau pas një konflikti për kullotat bariun Mario Laho. Pas ngjarjes 54-vjeçari qëndroi i fshehur për disa ditë në malin e Gramozit dhe u dorëzua pas negociatave të policisë, duke dhënë edhe armën e krimit.

Ai pranoi se mes tyre kishte pasur mosmarrëveshje të vazhdueshme dhe e kishte këshilluar 25-vjeçarin që të mos futej më në kullotat e tij. Por pas sherrit të fundit në përleshje e sipër, ai ka përdorur armën e zjarrit, duke e vrarë bariun.

 

April 1, 2016 10:07
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*