Vrau foshnjën duke e hedhur nga kati i 4-t, lirohet babai vrasës

July 14, 2015 17:14

Vrau foshnjën duke e hedhur nga kati i 4-t, lirohet babai vrasës

Ka përfunduar dënimi i personit që mbrëmjen e 30 qershorit 2012 do të vriste fëmijën e tij të sapolindur duke e hedhur nga kati i 4-t i maternitetit “Koço Glozheni”.

Më 27 mars 2013, Gjykata e Tiranës do ta mbyllte ata në Spitalin Psikiatrik pasi nga hetimet ai rezultoi i çmendur, version ky i deklaruar para kamerave dhe prej të afërmve të tij gjatë caktimit të masës së sigurisë në 2012.

Por, mbyllja e babit vrarës në çmendinë do të zgjaste për më pak se 3 vite, pasi me dy ekspertiza mjekoligjore dhe një vendim të Gjykatës së Tiranës dhënë më datë 17 qershor 2015 ai ka fituar lirinë duke u rikthyer në shoqëri i rehabilituar.

Sipas ekspertëve mjekësor gjendja aktuale psikike e shtetasit Hysen Biba, është përmirësuar dhe nuk paraqet rrezikshmëri shoqërore për shkak të sëmundjes, theksoj vuan nga çrregullimi deluzional. Mënyrë më e mirë e kurimit të shtetasit Hysen Biba, është ajo e kurimit të detyruar ambulator, tek Qendra Kombëtare e Shëndetit mendor nën kujdesin e një të afërmi.

Gjykata ka caktuar si person që duhet të kujdeset për kurimin ambulator të Bibës, bashkëshorten e tij të cilës 3 vite më parë ai do t’i rrëmbente nga gjiri fëmijën duke ia hedhur nga kati i 4-t i maternitetit.

July 14, 2015 17:14
Komento

4 Komente

  1. Emigrant July 14, 17:27

    Shume leke paska paguar te mbushur mendjen gjykates dhe mjekeve qe kane dhene nje raport te tille mjekesor. Ndoshta tani qe ka dale mund te beje ndonje krim tjeter te shohim kush e ka radhen por kjo nuk ka rendnsi e rendesishme eshte qe ata qe e paten ne dore problemin te kene bere ndonje leke.

    Reply to this comment
    • adri July 14, 23:58

      Drejtesine ne Shqiperi e bejne kriminelet. Pa u futur ne burg gjyqtaret qe e kane liruar kete krimnel nuk ka drejtesi. Turp. Nje kriminel si ky eshte rrezik per gjithe qytetaret. Dhe qytetaret shqipetaret paguajne taksa per rrogat e ketyre gjyqtareve kriminele qe lirojne kriminele te tille nga burgu.

      Reply to this comment
  2. nazim July 14, 17:35

    Ne perkujdesjen e gruas te ciles i vrau femine? Paradoks i tille vetem ne Shqiperi ndodh. Me kete sistem drejtesie e mjekesie qe kemi ne, mjere ky popull.

    Kafshe ky, kafshe gjyqtaret dhe kafshe doktoret qe japin diagnoza te tilla.

    Reply to this comment
  3. Drenicak July 15, 09:41

    Edhe nje vrases i lire .
    Neser pritni krimin e radhes…

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*