Vrau gruan me sqepar, 55 vjeçari u kërkon falje fëmijëve

August 21, 2017 11:01

Vrau gruan me sqepar, 55 vjeçari u kërkon falje fëmijëve

Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë masën e sigurisë arrest me burg për Tajar Kazanxhiun, i cili më 18 gusht vrau gruan me sqepar.

55 vjeçari ka thënë se i kërkonte falje fëmijëve për krimin që kishte kryer.

“Nuk di pse e kam bërë, i kërkoj falje fëmijëve” është shprehur ai para gjyqtares që dha masën e sigurisë.

Krimi i rëndë në familje u shënua rreth orës 18:15 minuta të pasdites së të premtes (18 gusht 2017) në fshatin Plug të Lushnjes.

Natasha Kazanxhiu, 51 vjeçe humbi jetën në spital disa orë më pas, ndërsa bashkëshorti  Tajar Kazanxhiu 55 vjeç kishte shkuar në policia për të denoncuar krimin që kishte kryer në banesë.

“Ikni se e keni në shtëpi. Gruan e vrava” mësohet t’u ketë thënë efektivëve në Komisariatin e Policisë Lushnje, të cilët u ka treguar se e ka goditur disa herë me sqepar duke i shkaktuar fraktura të rënda në kokë dhe trup.

Çifti kishte dy vjet që ishte martuar dhe kishin pasur konflikte.  Krimi ka ndodhur në banesën e çiftit pas një konflikti.

August 21, 2017 11:01
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*