Vrau komisarin Arben Zylyftari, lirohet pas 17 vitesh burg Genc Tafili

November 7, 2017 15:08

Vrau komisarin Arben Zylyftari, lirohet pas 17 vitesh burg Genc Tafili

 

Gjykata e Krujës ka liruar pas 17 vitesh burg Genc Tafilin (në foto djathtas), vëllain e Admir Tafilit (në foto majtas).

Genc Tafili është liruar me kusht nga gjykata e Krujës pasi kreu 17 vite burg, nga 25 vite burg që ishte dënuar për vrasjen e komisarit të policisë Arben Zylyftari.

Nga organi i akuzës mësohet se prokuroria ka qenë kundër, dhe ka vendosur apelimin e vendimit të Gjykatës së Krujës.

Prokuroria argumenton se vepra penale për të cilin ishte dënuar Tafili nuk përfiton lirim me kusht.

Genc Tafili kreu 17 vite burg nga 25 që u dënua për vrasjen e Arben Zylyftarit në vitin 2000 gjatë një shkëmbimi zjarri.

November 7, 2017 15:08
Komento

2 Komente

  1. Po,Po November 7, 16:25

    Kjo fare kriminelesh mbetet ende neper kembe dhe … , nuk beson kush qe ata mund te behen njerez normale !

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim