Vrau me thikë në zemër shqiptarin, burg përjetë për 27-vjeçaren greke

September 11, 2018 19:57

Vrau me thikë në zemër shqiptarin, burg përjetë për 27-vjeçaren greke

 

Gjykata e Kretës ka dënuar me burgim të përjetshëm 27-vjeçaren greke e cila më 11 nëntor 2017, vrau me thikë 35-vjeçarin shqiptar Valton Loka.

E reja greke njihej edhe si përdoruese droge, ndërsa ditën që kreu aktin e rëndë po bënte zhurmë në banesë.

Ishte 35-vjeçari shqiptar Valton Loka, babai i dy fëmijëve, ai që shkoi për ta ndihmuar, por ajo e goditi me thikë në zemër, duke e lënë të vdekur.

Vajza, e cila shfaqi pendesë pranoi krimin duke thënë se nuk donte ta vriste, pasi Loka e kishte ndihmuar gjithmonë kur kishte pasur probleme.

Unë nuk mund t’ju shikoj në sy”, tha ajo.

Ajo rrëfeu se ditën që ndodhi vrasja kishte marrë shumë pilula dhe heroinë, duke mos ditur se çfarë po bënte. Ndërkohë gruaja e shqiptarit 35-vjeçar bëri një deklaratë të dhimbshme në seancë.

“Ajo vrau katër persona! Burrin tim, mua dhe dy fëmijët tanë”, tha ajo mes lotëve.

l.h/ dita

September 11, 2018 19:57
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*