Vrau mjekun, dorëzohet pas 12 ditësh arrati autori

July 13, 2017 19:58

Vrau mjekun, dorëzohet pas 12 ditësh arrati autori

Dritan Ymeri, 29-vjeçari që vrau rresh 12 ditë më parë mjekun Ilir Alija në Shkodër pas një sherri për pronën është vetëdorëzuar në Polici.

Ymeri, fshihej prej 12 ditësh, dhe arriti që të arratisej në mënyrë spektakolare kur Policia e rrethoi më datë 1 korrik në banesën e tij. Policia thotë se ai u dorëzua pas negociatave të pandërprera me familjen e tij.

NJOFTIMI I POLICISE

Pas kontrollove të shumta të kryera nga forcat policore, pamundësisë për tu larguar falë masave të marra nga Policia e Shkodrës në bashkëpunim me Policinë Kufitare dhe Drejtoritë Vendore të tjera të Policisë , si dhe pas negociatave të pandërprera me familjarët, është vetdorëzuar në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër, autor i vrasjes së shtetasit I. A., ngjarje e ndodhur më datë 01.07.2017, shtetasi Dritan Ymeri, 29 vjeç, lindur dhe banues në lagjen “Perash” të qytetit Shkodër.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër , ndaj këtij shtetasi , ka caktuar masën e sigurisë ” Arrest në burg” për veprën penale “Vrasje me dashje”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, parashikuar nga nenet 76 e 278 të Kodit Penal.

July 13, 2017 19:58
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*