Vrau nënën e 6 fëmijëve, zbardhet dëshmia e burrit: Si nisi sherri
Nga Arkiva
Të tjera detaje janë zbardhur nga ngjarja e rëndë e ndodhur dje në mbrëmje në Durrës, ku Çlirim Shaholli ka lënë të vrarë bashkëshorten e tij, Adriana.
Gjatë marrjes në pyetje, babai i gjashtë fëmijëve ka deklaruar se nuk ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes, por gjatë një zënke e ka shtyrë atë dhe është përplasur me kokë në dysheme.
“Më mërziti duke më kujtuar faktin se nuk jam në punë. Më hipi gjaku në kokë dhe e shtyva. Ra keq me kokë në dysheme, por nuk doja ta vrisja”, është shprehur para oficerëve të Policisë autori, duke e pranuar krimin.
Ndërkohë, mësohet se në momentin e sherrit të çiftit bashkëshortor që përfundoi me vdekjen e 40- vjeçares, gjashtë fëmijët nuk kanë qenë brenda në banesë, por ndodheshin në oborr.
Mësohet se konflikti mes bashkëshorteve Shaholli ka nisur në mënyre banale dhe më pas përfundoi me nënën e gjashtë fëmijëve të vdekur.
Sipas dëshmise së dhënë në polici, burri ka treguar se i kishte kërkuar të hapte dritaret pasi kishte vapë, ndërsa bashkëshortja ka refuzuar me preteksin se futeshin mushkonjat në shtëpi.
Aty debati është acaruar dhe pas fjalëve radha i ka ardhur forcës. Sipas bashkëshortit, çifti është shtyrë me njeri-tjetrin derisa shtyrja fatale ka ardhur nga Çlirimi, duke e përplasur në një cep mobilje bashkëshorten dhe më pas në dyshemenë prej betoni.
40-vjeçarja ishte e vetmja që punonte në shtëpi, ndërsa autori i krimit ishte i papunë.
o.j/dita
Mizerje baba i 6 femijeve e i pa pune dhe te vetmin person qe kujdesesh e ushqente femijet e vret..burr muti qe nuk eshte i zoti per asgje…fajet i kishte ajo qe nuk te ka ndare prej kohesh…
Varferia ja ku i mbyt njerezit, Rama thote ka pune per gjithe e mundesisht dhe ve taksa rrugeve….
Eh mor Artos! Kerkon te behesh si Saleh plehra PSIKOLOG, por S’JE gje tjeter vec nje shpellar i peshtire ANADOLLAKOLOG…. C’hyn Rama ketu, o llumi i Lanes? Kush e KATANDISI Shqiperine ne ket’dite? Pyet, o KERME SHPELLE, IDEATORIN dhe FLAMURTARIN e ANTISHQIPTARIZMIT KRYEKERMEN VICIDOLIANE saliberishovic, te te pergjigjet….
ky kapitalizëm i pa shpirtë la babajne 6 fëmijve për të rritur pa punë . Ky PRINDË domosdo është në depresion .Po të ishte i punësuar diku ,ai nuk do kishte kohë të grindej me gruan dhe ta vriste .Pra kapitalizmi i ashpër shqipëtar po gjeneron pabarazinë ,ashpërsinë dhe dhunën e krimin e vrasjes.Klasa poplitike ka grumbulluar gjithë pasurin për vete dhe shumica e popullit është i çveshur e i varfër ,ku çdo ditë shumica lufton për sigurimin e bukës gojës.Tani kush do ti rrisë këta 6 fëmijë jetim ,ti ushqejë e ti shkollojë ?!
Pra sistemi kapitalist gjeneron e prodhon vetëm dhunë e krim deri në shoqëri ,farefis e familje .Ky sistem e anti-ligjëshmëri po e qojnë shqipërinë drejt apokalipsit ,viti 1997-98 ishte kulmi ,kur renagati S.Berisha hapi depot e armatimit të ushtrisë ku çdo shqipëtar sot nuk e ka të vështir të gjejë armë vrastare të vrasin njëri tjetrin ,apo deri te prindërit !