Vrau shqiptaren, edhe 30 vite burg serial-killerit italian të “fiksuar” pas prostitutave

December 7, 2017 17:03

Vrau shqiptaren, edhe 30 vite burg serial-killerit italian të “fiksuar” pas prostitutave

 

Edhe 30 vite burg për Maurizio Minghella, serial-killerin famëkeq italian.

59-vjeçari  nga Xhenova është dënuar me disa burgime të përjetshme për vrasjen e 7 prostitutave, e midis tyre edhe një shqiptare, raporton Ora News.

Vendimi është marrë nga Gjykata e Torinos së Assicez, e cila mbështeti kërkesën e zëvendësprokurorit Roberto Sparagna.

Në këtë proces, Minghella u akuzua për vrasjen e të resë shqiptare Floreta Islami në ditën e Shën Valentinit në vitin 1998, në fushat e Rivolit.

Një vrasje tjetër e njëjtë kishte ndodhur në Torinese mes viteve 1996-1998, ndërsa është dënuar gjithashtu edhe për vrasjen e katër prostitutave në Genoa në fund të viteve ’70, kur ishte gjysmë i lirë.

Disa raste të tjera të pazgjidhura kanë ndodhur në të njëjtën periudhë, ndërsa në vitin 2015, policia e Torinos nisi hetime të reja rreth rastit.

Një nga çështjet ishte edhe mbytja e 29-vjeçares shqiptare.

Pothuajse 20 vite më vonë, teknologjia biomolekulaore e përdorur nga policia shkencore ka zbuluar gjurmë të ADN-së të Minghella midis qimeve të flokëve të viktimës.

Minghella, i mbrojtur nga avokati Lucia Franzese, nuk është paraqitur kurrë në gjykatë.

“Do të doja të harrohesha”, tha ai përmes avokatit të tij, duke hedhur poshtë çdo akuzë. Por askush nuk mund ta harrojë atë, dhe as policia.

“Ai nuk është i sëmurë mendor, ai është një person normal që di të zgjedhë mes së mirës dhe së keqes”, tha prokurori.

Ekipi i hetuesve drejtuar nga Marco Martino, vazhdon të hetojë pesë vrasje prostitutash të mbetura të mbetura pa autorë. Hipoteza është se ato mund të jenë vrarë nga Minghella.

December 7, 2017 17:03
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*