Vrau të shoqen, Shaholli: Kur ra në tokë ia përplasa kokën në dysheme

June 11, 2018 15:51

Vrau të shoqen, Shaholli: Kur ra në tokë ia përplasa kokën në dysheme

Çelnik Shaholli, i cili të premten vrau bashkëshorten e tij, ka dalë sot para gjykatës së Durrësit, ku ka marrë masën “arrest me burg”.

Shaholli ka shprehur në gjykatë pendesë për veprimin, si dhe u ka kërkuar falje gjashtë fëmijëve të tij.

“Nuk kisha për qëllim të vrisja bashkëshorten. Gjithçka ishte momentale dhe aksidentale. Jam penduar për veprimin tim. U kërkoj falje fëmijëve dhe gjithë familjarëve për këtë gabim fatal. Nuk di çfarë të them, të vendosë drejtësia. Më vjen shumë keq që lashë fëmijët jetim, mes katër rrugëve”, ka thënë ai.

I pyetur rreth mënyrës sesi e kishte vrarë bashkëshorten e tij, Ardjana Shahollin, ai dëshmoi: “E shtyva kur ra në tokë, ia përplasa kokën në dysheme disa herë.”

Më herët, prokurorja e çështjes, Rabjana Halili kërkoi largimin e gazetarëve nga salla me arsyetimin e ruajtjes së hetimeve.

Nga hetimet e deritanishme rezulton se xhelozia e sëmurë e 43-vjeçarit dhe vështirësitë ekonomiko-sociale kanë qenë vazhdimisht në qendër të konfliktit mes bashkëshortëve, të cilët ishin zhvendosur vite më parë nga zona e Korçës në lagjen periferike të Durrësit.

Pasditen e së premtes, një debat banal dyshohet të ketë qenë edhe shkaku i ngjarjes, ku gruaja 40-vjeçare ra pre e dhunës ekstreme të të shoqit, që për pasojë i mori jetën.

s.a/dita

June 11, 2018 15:51
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim