Vrau turistin, mjekët: Biznesmeni nuk ka probleme me zemrën

August 7, 2016 15:06

Vrau turistin, mjekët: Biznesmeni nuk ka probleme me zemrën

Gjykata e Vlorës vendosi dje 20 ditë burg për biznesmenin Fatmir Kuçi. Ai u arrestua tri ditë më parë për veprën penale “vrasje nga pakujdesia”, pasi është i dyshuar se goditi për vdekje me skafin e tij turistin rus, Denis Kaiumov.

Gjyqtarja e çështjes, Atalanta Zeqiraj, ia ka komunikuar masën e sigurisë në spital, pasi 44­vjeçari nuk ka qenë në gjendje të shkojë në gjykatë.

Ai u shtrua në spital mbrëmjen e arrestimit, sepse shfaqi probleme me zemrën.

Por burime nga spitali i Vlorës bënë të ditur se mjekët specialistë kanë kryer të gjitha analizat dhe ekzaminimet e duhura ndaj Fatmir Kuçit, me qëllim për të evidentuar nëse bëhej fjalë për patologji të mundshme, shkruan panorama.

Pas ekzaminimeve dhe konsultave të kryera, rezultoi se ai nuk vuan nga sëmundje të zemrës. Sipas mjekëve, kjo gjendje e tij mund të jetë nga stresi i shkaktuar pas ngjarjes.

Ndërkaq, vepra për të cilët akuzohet 44­vjeçari parashikon një dënim deri në 5 vite burg.

Dy ditë më parë, prokuroria ka marrë në pyetje në prezencë në sy të nënës së tij edhe djalin 13­vjeçar të Kuçit.

Ai ka thënë se ka qenë pas të atit me një motor uji, kur e ka parë atë që po merrte në det një person të gjymtuar.

Nuk mbetet jashtë përgjegjësisë për biznesmenin edhe lejimi i fëmijës për të marrë i vetëm në përdorim një mjet detar.

August 7, 2016 15:06
Komento

4 Komente

  1. Kapter baba nga burgu i Lezhes qe u ... August 7, 15:59

    Te shtirurirt si i semure eshte “metodologjia” e Lul Bashes qe ja hodhi gjykimit te vjedhjes se Kombit ne Rrugen e Kpmbit.
    Keshtu mashtruesi Fatkeq Kuci te perballet me drejtesine si nje vrases, ti hiqen petet e byrekut per te pare se cfare mafiozi eshte dhe si e ka vene pasurine me droge e kurva.
    Keshtu eshte kjo pune, ha diku nje luge corbe te prishur dhe vjell tere jeten,kjo i ndodhi edhe ketij krimineli.
    Problemi eshte se do te mbese pa vellojin ekonomik Lulushi dhe SHQUP-i pa sponsorin zyrtar te saj.

    Reply to this comment
  2. EURO MALOKU August 7, 19:46

    Nuk mbetet jashtë përgjegjësisë për biznesmenin edhe lejimi i fëmijës për të marrë i vetëm në përdorim një mjet detar.
    Ha!Ha!Haaaaaaaaaa!
    Shikoni se ka edhe nendetese…
    Po ku çajme trapin ne per ligje.
    Ligjet jane per fukarenjte!

    Reply to this comment
  3. SHKERDHEN -VIQIDOLI August 7, 22:24

    e ka mesuar luli qer ti dhembi barku

    Reply to this comment
  4. Mark uk August 8, 08:45

    I nderuari gazetar:Personi ne fjal eshte i akuzuar,nuk mund ta quajsh vrases.Cfar do thuash nese neser del i pa fajshem.Sikur ky vend te kishte drejtues e jo kriminel ju do te niqeni penalisht.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim