Vrau turkun, 15 vjet burg shqiptarit në Malajzi

Redaksia Online February 22, 2013 15:52

Vrau turkun, 15 vjet burg shqiptarit në Malajzi

Një gjykatë në Malajzi ka dënuar një shqiptar me 15 vjet burg për vrasjen e një biznesmeni turk. Ilir Agovi, 40 vjeç, vetëdeklarua fajtor për vrasjen e biznesmenit turk Hakan Cinar, 28 vjeç. Ngjarja ka ndodhur në vitin 2010 në qytetin Subang Java. 28-vjeçari turk u kontaktua nga shqiptari Agovi, i cili i tha se ishte në kërkim të një shtëpie me qira. Hakan u sulmua me mjete të forta nga Agovi, i cili ishte i maskuar dhe po e priste te dera e ashensorit. Dënimi për vrasje ndaj shqiptarit u ul pas marrëveshjes që ky i fundit bëri me prokurorët për uljen e viteve të burgut nëse pranonte krimin.

Redaksia Online February 22, 2013 15:52
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*