Vrau ushtarin në repart, kapet i fshehur në shtëpi

March 21, 2014 09:46

Vrau ushtarin në repart, kapet i fshehur në shtëpi

Jetonin në arrati, por fshiheshin në banesat e tyre, edhe pse të cilësuar të rrezikshëm për vrasje dhe tentativë vrasjeje. Dy persona u arrestuan në harkun kohor të një ore në operacione të ndryshme të kryera në Kashar dhe Zall-Herr. Të ndaluarit janë Shkëlqim Alushi, i dënuar në mungesë me 25 vite burg për vrasjen e një ushtari me pagesë në repart nëntë vite më parë në Tiranë, kurse i dyti është Albert Hoxha, i dënuar me 20 vite burg për plagosje të dyfishtë me thikë më 2007 në Kashar pas një grindje të çastit. 

Operacioni i koduar “Sfida e fundit” nga Sektori i Operacioneve Speciale dhe Kërkimit në Tiranë, çoi në pranga rreth orës 01:00 të mëngjesit të djeshëm dy persona të kërkuar për krimin e vrasjes dhe tentativës së vrasjes, e të dënuar me nga 20 dhe 25 vite burgim. Burime zyrtare thanë dje se i pari u arrestua Shkëlqim Alushi, (me pseudonimin Reci), i cili u kap në ambientet e banesës së tij në fshatin Zall-Herr në Kamëz. Alushi kërkohej prej 11 marsit 2005, sepse në vendin e quajtur Kodra e Kuqe në Zall-Herr, në ambientet e lokali, pas një debati për motive çastit me Albert Gjoka, ka vrarë me armë zjarri automatike Arben Zgurin, ushtar me pagesë në Repartin Ushtarak 1400, si dhe ka plagosur Albert dhe Kujtim Gjoka, të afërm mes tyre. Pas ngjarjes, autori i krimit Shkëlqim Alushi është larguar me një autoveturë “Benz”, me targa TR1918E, e cila është gjetur e braktisur në afërsi të vendit te ngjarjes dhe ku u morën si provë materiale gjurmë gishtash, biologjike dhe sende materiale.

Ndaj tij, Gjykata e Rrethit Tiranë, me vendim të datës 14 prill 2006, e ka dënuar me 25 vjet burg në mungesë, për veprën penale të “vrasjes në rrethana të tjera cilësuese në bashkëpunim” dhe “mbajtjes pa leje të armëve luftarake”.

Gjysmë ore pas Alushit, agjentët vunë në pranga edhe të kërkuarin Albert Hoxha, i cili u kap në ambientet e banesës në fshatin Kashar. Sipas dosjes hetimore rezultoi se më 22 prill 2007, në fshatin e tij, pas një debati për motive të dobëta, në bashkëpunim edhe me Ilirjan Hajdari, kanë tentuar të vrasin me armë të ftohtë thikë, Nriçim Lleshin dhe Ilirjan Kamberin. Kurse Gjykata e Rrethit Tiranë, me vendim të datës 3 maj 2012, e ka dënuar në mungesë me 20 vjet burgim për veprën penale të “vrasjes në rrethana të tjera cilësuese”, e kryer kundër dy ose më shumë personave, të mbetur në tentativë.

 

March 21, 2014 09:46
Komento

1 Koment

  1. Diana March 21, 14:00

    eh po te doje qeveria e kap lepurin me qerre …..

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*