Vret veten 17- vjeçarja që denoncoi dhunën seksuale të babait

September 5, 2014 17:50

Vret veten 17- vjeçarja që denoncoi dhunën seksuale të babait

Ka vrarë veten një adoleshente nga Lezha, e cila akuzoi babain e saj se ushtronte dhunë seksuale ndaj saj.

Mësohet se 17- vjeçarja me inicialet XH.M i ka dhënë fund jetës duke pirë fotoksinë.

Dy ditë më parë ajo kishte denoncuar të atin në polici.

Uniformat blu kanë bërë të ditur se 45- vjeçari është denoncuar nga vajza e tij 17- vjeçare nga qyteti i Lezhës.

Sipas saj, i ati e ka ngacmuar seksualisht që në moshën 12- vjeçare, ndërsa në moshën 15- vjeçare i ati kishte kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me të miturën.

1 vit më pare, jashtë dëshirës së saj, ai e ka marrë të miturën dhe e ka dërguar në një vend të fshehtë duke kryer marrëdhënie me dhunë me të.

Në lidhje me rastin në fjalë, policia e Lezhës ka nisur një hetim të hollësishëm, kjo për faktin se denoncimi nga ana e të miturës është bërë 1 vit pas ngjarjes.

September 5, 2014 17:50
Komento

4 Komente

  1. Pëllumb zaimi September 5, 21:19

    Monstra prindërore? T’i kisha në dorë një dënim do të jepja për té atin dhe të ngjajshmit e tij “dylekëshin në lule të ballit”? Pastaj të gjitha të sharat për mua si kriminel do t’i dëgjoja me kënaqësi? Tung!

    Reply to this comment
    • SEKRETARJA ..me floke te palara September 5, 21:33

      Mostra shteterore !
      Ne cdo vend te botes ,mbas nje historie te tille ,qofte dhe jo e vertete ,qofte dhe e ndodhur para 10 viteve ,do mbahej nen vezhgim 24 ore nga sherbimi social dhe nga psikologu .
      ta marri Veliaj si dhurate martese kete ,sepse si dhe e kam theksuar duhet reforme totale ne bashkpunim me gjykata,polici dhe sherbim social .

      Policia e Lezhes ka nisur hetim te hollsishem …por ama e
      ka derguar ne shtepi te mostra
      Idiot ,idiot ,idiot !
      Tahir …bej sehir .

      Reply to this comment
  2. kubani September 7, 04:10

    pellumb, nuk thuhej qemoti dylekshi,por gjysme lekshi.

    Reply to this comment
  3. AQO September 7, 04:41

    Tani u kujtua hetuesia,kur njoftimi eshte bere nje vit pas ngjarjes?Ah korrupsion,korrupsion sa I forte qe je!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*