Vrima e çelësit

October 19, 2018 09:46

Vrima e çelësit

Bedri Islami

Është e papërballueshme dëshira e Sali Berishës për të ditur mbi jetën e tjetrit. Një kureshtje patalogjike e ka shtyrë gjithnjë atë drejt përgjimit, në gërmimin e jetës së njeriut që ka përballë, qoftë mik i një kohe apo kundërshtar, duke e menduar gjithnjë se mikun në krahun e tij një ditë ndoshta mund ta ketë ballas, ndërsa kundërshtarin për ta hedhur tej, në një hapësirë të boshtë, duke ditur gjithnjë e më shumë jetën e tij.

Ndoshta kjo është një reminishencë nga koha e shkuar, kur, në vetëdijen e tij ishte adhurimi për sigurimin e shtetit dhe kur përndezja e dëshirës për të ditur sa më shumë nga të fshehtat e një jete do të ishin si një normë e dytë partie ku militonte besnikërisht.

Dëshira e tij e fshehtë gradualisht u bë e papërballueshme, aq më tepër se para vitit 1990, edhe nëse do të kishte dashur e në fakt donte, ishte e pamundur të realizohej. Edhe pse i besuar, ai nuk do të mund të ishte syri në vrimën e çelësit për të ditur për jetën e një tjetri, por, vetë fakti i këtij besimi dhe pamundësie e bënte atë edhe më delirant, më pasionant se askush tjetër, duke pritur kohën kur gjithçka do të mund të shpërthente.

Koha e tij presidenciale është edhe koha e parë e futjes së përgjimit në skenën politike pluraliste. Një dëshirë e hershme për të ditur gjithçka, si kureshtje e shtyrë në kohë dhe e zgjuar keqas, do e bënte atë që, ende pa ngritur strukturat e shtetit pluralist, të mendonte dhe të ngrinte një strukturë të dytë, thellësisht paralele me Shërbimin Informativ, dhe, si do dëshmonte vetë më pas, të ngrinte një perandori dosjesh politike, sipas shembullit ku kishte ëndërruar të ishte, Sigurimi i dikurshëm i Shtetit.

Megjithatë njeriu që do të drejtonte Shërbimin zyrtar Informativ do të ishte syri, vesha dhe goja që pëshpëriste e tij, Gazidede, ai përsëri nuk do e kishte të mjaftueshme dhe do krijonte pikërisht një strukturë të tillë, që, edhe kur të mos ishte në pushtet, të mund të përgjonte, gërmonte, të dinte dhe, nëse nuk do të kishte asnjë të dhënë, të sajonte përgjimin e jetës së të tjerëve.

Dhe këtë e shpallte zëshëm kudo, që nga salla e parlamentit, kujtoni rastin e Gërdecit, kur vihej në rrezik zbulimi i masakrës së djalit të tij, duke etiketuar prokurorët e çështjes deri sa i dëboi nga prokuroria, dhe deri në dhomat e gjumit. Shpërthimet e tij haluçinante do të ishin të një përmase jashtë njerëzore, duke u përendur kundërshtarëve të tij si ku kishin qenë nënat, motrat, gratë e tyre, çfarë kishin bërë; duke sjellë fragmente të dosjeve të krijuara, duke përsëritur përgjime të bisedave telefonike, darkat që kishin ngrënë, ku i kishin ngrënë, me cilët kishin qenë në udhëtim, në një ndeshje futbolli, çfarë kishin ngrënë dhe kur kishin fjetur gjithnjë me pasionin e tij të njohur, shpërthyes dhe çoroditës.

Në pak kohë, përmes njerëzve të tij të besuar, si Shaban Memia apo Agron Kuliçaj, ai do të krijonte detashmentin e tij përgjues, futjen e gërmimit si metodë të jetës politike, mbledhjen e dëshmive edhe nga njerëzit e rrugës, që mund të ishin edhe trafikantë dhe mbrojtjen e tyre. Ndërtimi i këtyre strukturave përgjuese, dëshmuese, ndjekëse, denoncuese, është e njëjtë me atë që, pas vitit 1989, ngriti në Kosovë e jo vetëm aty një tjetër ish president ballkanas, Millosheviçi dhe që e ktheu shtetin e tij në një vend përgjimi, të vënë nën kontrollin e Sigurimit të Shtetit, ku drejtonte me dorë të hekurt dora e mikut të familjes Berisha, i famkeqit Fazlliç. Jo rastësisht ky i fundit do të ishte edhe miku i ngushtë e Argitë Berisha dhe Lulzim Bashës, kur këto ishin syri dhe veshi i UNMIK-ut në Kosovë.

Ajo që Berisha ka krijuar tani, mediokritetin “Qytetari digjital”, pasioni të për të cilën ia kalon edhe pasionit të Enver Hoxhës për letrat nga populli, është vazhdë e dëshirës pasionante për të ditur, përgjuar, vëzhguar, mbledhur informacion, megjithëse struktura e ngritur prej tij, me njerëzit e tij në institucione kryesore të kësaj natyre, në Shërbimin Informativ, në Prokurori, në Polici, vazhdon të jetë aktive. Mjafton të sjellim ndër mend pamjet e dërguara drejt Berishës nga një prokuror vendlindës, më parë se t’i kishte prokuroria apo vetë sistemi i drejtësisë, për të qenë të bindur se kjo strukturë vegjeton ende. Pikërisht shkulja e saj e bën atë edhe më pasionant, më të rrezikshëm dhe më delirant.

Është e habitshme se si një njeri i lexuar, i ditur, jetuar mes librave, ka këtë dëshirë pasionante gërmimi. Ndoshta ëndrra diktatoriale kalon përmes përgjimit për ata që e mendojnë shtetin si domenin e tyre dhe ku ndjehen të pushtetshëm.

Pse e solla këtë shembull?

Dëshira pasionante e njeriut të parë të opozitës është përcjellë besnikërisht tek pasuesit e tij. Është bërë mënyra e vetme e bërjes politikë, rruga më e shpejtë drejt pushtetit, dialogu i tyre me median dhe përbetimi se , përmes kësaj rruge, ata do të përmbysin një qeveri dhe do të ngrenë qeverinë e tyre.

Megjithëse në krahasim me lojërat e mëdha të Berishës ata duken si mjeranë, shqetësimi më i tepërt është pikërisht tek vazhdimi i një rruge të fëlliqur, jashtë politikës dhe tejet larg një vizioni politik, i cili mund të ngjallë shpresë se, përmes tyre, gjërat mund të ndryshojnë.

Nëse Berisha kishte krijuar strukturën e tij, thellësisht besnike, të cilën edhe e shpërblente besnikërisht, këta djemurinat dhe çupëlinat e opozitës së sotme janë bërë vetë përgjues, gërmues, sajues; ata kanë ngritur brenda zyrave të tyre aparatet e përgjimit, të regjistrimit, të incizimit të bisedave, të ndryshimit, të montazhit, të shpërndarjes, duke mbetur e gjitha kjo në një dorë mediokre politike dhe në një tabor ish policësh,që, për hir të kthimit në strukturë, janë të gatshëm të shantazhojnë, të përgjojnë, të regjistrojnë dhe të ndryshojnë sipas shijes vulgare të shefit të tashëm, Basha dhe tre njerëzve pranë tij, Alibeaj, Salianji dhe Bardhi. Partia e tyre ka rënë. Shërbimi i ri i Sigurimit është ngritur. Ndoshta edhe tek Basha ka një ndjenjë të dyfishtë reminishence në dy kohë; nga koha e parë kur një njeri i afërt, ndër më të afërtit, ishte sekretare e zëvendësministrit të Brendshëm, dhe, koha e dytë, kur ai vetë ndiqte përgjimet që i bëheshin ish luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Dalldia e ndjenjës së është në dijeni të jetës së tjetrit do të ketë qenë aq e fortë, sa që do e kthente në një pasion budalla.

N[ë fakt, gjatë jetës së tij politike, asnjëherë, Berisha nuk merrej me Babale apo me çupka që kishin fatin e keq të ëndërronin dhe të pranonin dhunimin për hir të një jete tjetër. Berisha merrej me nivele më të larta: ai përgjonte ministrin Klosi se çfarë bën në Poloni, dhe nëse nuk kishte bërë gjë e krijonte duke ditur se kishte qenë aty, përgjonte deputetin Balla dhe kur nuk e gjente i turrej nënës, motrës të afërmve të tij, gjurmonte vëllain e shefit të qeverisë, i sillnin përgjimet e prokurorisë së shtetit.

Tani puna është ndryshe, niveli ka rënë, mendësia ka mbetur. Basha  sjell në skenë Babalen, të cilin është i detyruar ta mbrojë edhe Berisha, sepse i përndizet ndjenja e vjetër e përgjimit. Babale, një krijesë e mjerë e shqupasve të rinj, është jo vetëm denigrim i politikës, por edhe i skenës së tërë politike. Struktura e vjetër e Shërbimit Informativ, pjesë e dikurshme e skenës berishiste, përmes urdhrit të shefit të ri politik shqupas, futet në lojë, duke gjetur një debil gazetar. Pastaj loja vazhdon me ish policë të shquar për rrahje dhe dëbim me dhunë nga zyrat e bashkisë së punonjësve të ligjshme, u ndiqen atyre gaztorët e rinj të pallatit si Salianji, bëhen regjistrime të reja, struktura e vjetër bie dhe synon të ngrihet një strukturë e re. Nëse nuk është më Shaban Memia, është aty Agron Kuliçaj; nëse ka rënë një pjesë e madhe e “syrit” berishist në prokurori, atëherë duhet dërmuar zonja Marku; nëse ka ikur Llalla dhe njerëzit e tij duhen deleguar të tjerë, që të bëjnë një kryengritje institucionale duke kundërshtuar një urdhër të ligjshëm dhe të përgjohet dhe regjistrohet çdo fjalë e kryeprokurores, ashtu si lehtësisht mund të ketë ndodhur dhe këtë e di ndoshta më mirë se të gjithë Salianji që, pse jo, ka pajisur me një orë përgjuese njërin nga prokurorët…etj etj.

Pasioni përgjues dhe ngritja e politikës mbi këtë perversitet politik e njerëzor, sado i ngjashëm me Sigurimin e Shtetit, nuk e zhduk të gjithë neverinë për këtë kauzë pasionante të njerëzve që edhe mendojnë se pushteti kalon përmes vrimës së çelësit.

Babale nuk është asgjë tjetër: një vrimë që deshën të hapnin me një trapan të fëlliqur dhe që, duke u mbetur në dorë, krijoi serialet e rinj të kalbësisë politike.

 

October 19, 2018 09:46
Komento

13 Komente

  1. ali October 19, 10:28

    Shume interesant.PO fundi kush do jete?Asnjeri nuk po denohet as Fazllici Kulici etj.

    Reply to this comment
  2. H October 19, 11:59

    Kureshtje patollogjike e injorantit malok provincial.

    Reply to this comment
  3. dashamires October 19, 12:50

    Mire mor ti Bedri por kete huqin e vrimes celsit nuk e ka vetem Saliu. E ka kush me shume e kush me pak gjithe politika, e kane gjithe shqiptaret. Kudo per gjithcka qe degjohet, behet pyetja “Kush te tha”? Jemi popull qe duam autoresine e nje lajmi. Keshtu na mesoi komunizmi. Mos merremi pe ate qe thuhet, por me personin qe e thote. Nuk besoj se kur te vdese Berisha do behemi popull indiferent qe nuk duam vrime celesi per tjetrin.
    Megjithate o Bedri e ke menderosur ne fund kur te vete gjuha aty ku te dhemb dhembi, te Babalja. Babalja vertet ishte nje vrme celsi, por nepermjet kesaj vrime celesi shqiptaret pane se vellai i ministrit brendeshem ishte i denuar per trafik droge. Gje qe ty Bedri te ka merzitur njelloj si dalja e sekretit shteteror. Kur ne fakt ka dale nje e vertete qe ky pushtet e kish mbyllur me celes per popullin. Dhe kur te vertetat mbyllen me celes, natyrisht qe nga vrima e celesit do shohe populli per te pare zullumet e nje pushteti.

    Reply to this comment
    • intelektuali October 19, 15:30

      Ler Bedri servilin e Enverit,

      sepse:

      ESHTE BERE SI BRIMA E BYTHES E EDVINIT

      Sa here qe BOSI do te clirohet nga gazrat e teperta Bedriu e leshon nje dacibao nga valvula e shkarkimit qe ka ne gazeten DITA

      Reply to this comment
      • The blackhole of... "the day" October 19, 18:41

        Gërqia dorovit fshehurazi 45 mln euro për qiriot e saj në ShqUpëri, kurse bedelat mbetën duke riprodhuar rishtazi trillera (trillime) me babhalera.

        Para se ish-përçuesi i zellshëm i ZP-së (dmth. i Zërit të Pordhës) të merret me “analizën” e fshikullimave të “blackhole”-ve (exploit-kit) demo-rilindjote, ai do bente mirë të investonte nja dhjetë minuta kohë per leximin e shkrimit “Demo-Crasy” te Prof. Dr. Ferdinand Kirchhof.

        [ https://iem-europe.com/attachments/5/1513957346/ ]

        Reply to this comment
    • Monika nepërka pika-pika October 19, 19:16

      Pse bëhesh kaq budalla , more @Dashamirës ?! Agron Xhafaj është dënuar nga drejtesia italiane ,2 vjet para se të binte nga froni Sali Berisha ! Kur Saliu u pyet se përse nuk e kishte kërkuar që atëhere burgimin e tij , u përgjegj se , ” Duheshin ndjekur procedurat ligjore , dhe … procedurat ligjore duan kohën e tyre, prandaj nuk patëm kohë …” . Pra , e thënë me gojën e Saliut , ai nuk e mori vesh tani këtë gje , por qysh kur ishte k/minister . Ti , që e mësove tani këtë , na bën çudinë dhe shkruan këtu budallallëqe !

      Reply to this comment
      • dashamires October 19, 19:42

        Mona, kur e derguar ate Agron Xhafajn ne Itali per te kryer denimin e di ti? Po ta them une mos mbesesh e pa informuar! E derguan fill pasi doli audiopergjimi! Pse nuk e dergoi me pare ministri brendeshem Xhafaj te vellane per te kryer denimin ne Itali? Kjo eshte e thjeshte, se mos ishte ai audiopergjim e ai Babale, vellackua Agron do vazhdonte i qete jeten ketu nen hijen e te vellait! Kaq, Mona, vere trurin ne pune e mos u bej ti kaq budallaqe mos kuptosh kaq gje!

        Reply to this comment
        • Monika neperka pika-pika October 19, 20:51

          @Dashamiresi : Un; po te pyes , se perse nuk e coi Saliu , Agronin te vuante denimin ne Itali edhe pse ishte ne dijeni te denimit te tij , kurse ti , me thua qe e dergoi I vellai , tani qe u zbulua kjo pune .

          Reply to this comment
          • dashamires October 20, 08:36

            Mona, pse nuk e dergoi Saliu, po c’rendesi ka?! Une te pyes ty : Ku eshte sot Agron Xhafaj, i vellai i ministrit te brendeshem Fatmir Xhafaj? Ne se per ty eshte normale qe ministri i brendshem te ushtroje detyren me vella te denuar per trafik droge, per mua (e jo vetem) eshte nje skandal. I cili e mbulon me turp qeverine, e mbulon me turp Fatmir Xhafajn, e mbulon me turp Edi Ramen qe pas atij Saimir Tahirit te demaskuar si ushtar i Habilajve, mban per minister te brendeshem nje qe eshte ne konflikt te hapur interesi pasi ka sot e kesaj dite te vellane ne burg(apo jo?) per trafik droge. Eshte kaq e thjeshte.

  4. intelektuali October 19, 12:57

    O spiuni i Sigurimit te Enverit, Bedri Islami degjo ata qe kane vuajtur nga pergjimet bolshevike te Sigurimit te Enverit qe te mos shkruash dacibao idiote ne kete forum te nderuar te komentuesave te lire dhe te pavarur per te mbuluar MUTIN e Rilindjes me KAKE demagogjie:

    BABALJA ZBULOI DROGAXHIUN DHE BURGAXHIUN E PANDESHKUAR GERON XHAFAJ, QE REZULTOI VELLAI I HETUESIT TE ENVERIT, FATMIR XHAFAJ, QE EDVINI JA KA VARUR “MELCITE” E MINISTRIT TE RENDIT NE QAFE

    Vetem per kete ja vlen ta respektojme

    Reply to this comment
  5. ETHEM October 19, 14:57

    ANALIZE E SHKELQYER PER ÇDO KEND TE NDERSHEM NE KETE VEND.
    -ISHTE FATKEQSI KOMBETARE QE NE ’92 U EMRUA NE KRYE TE VENDIT NJE NJERI
    QE KISHTE NJOHURI TE THELLA PER SIGURIMIN E SHTETIT TONE NE DOREN E PP SI “SYRI & VESHI I PARTISE”,POR EDHE TE UDB JUGOSLLAVE KU 50 % E FAMILJES SE TIJ E KISHTE PREJARDHJEN QE ABDEJ.DHE DUHET THENE FORT E ME FORT SE EDHE EMERIMI TIJ SI PRESIDEN U BE NEN BEKIMIN E TYRE NGA SHUME SEGMENTE POR I PARI ISHTE E.BIBERAJ DORA VET.
    -NE KETO KUSHTE SA U BE KRYETAR I PD SB U MBESHTET TE STRUKTURAT SPIUNISTE ME EMRIN SH.I.K.,KU NGA VET EMRI..DO TE THOT:SHIH,PERGJO DHE ME RAPORTO.
    -SB NGA METODAT E PUNES SE TIJ SPIUNISTE,PUÇISTE,SHPIFSE,NE 28 VITE JA KA KALUAR ENVERIT,HITLERIT,STALINIT,TITOS ETJ.
    -ME ANEN E GAZIDEDES AI BERI ZAP JO VETEM NJERZIT NE RADHET E KUNDERSHTARIT POLITIK POR DHE KAFSHET E PYLLIT PO TMERROHESHIN PREJ TIJ.
    -DUHET THENE GJITHASHTU SE TE ANTARET E PD E MILITANTET E SAJ ESHTE FUTUR FRYMA E TIJ BERISHISTE E SHPIFJES,URREJTJES,PERGOIMIT,SAJESAVE TE TIPIT BABOLE DHE KERCENIMIT TE HAPT PER LUFTE,PRITA,TRITOLE,VRASJE NE MES TE DITES DHE ANASHKALIMIT TE TYRE DUKE JA HEDHUR FAIN KUNDERSHTARIT POLITIKE.
    -“ZOTSIA” E TIJ E DYTE QE SE NE FILLIM AI KAPI DREJTESINE ME KURSIN 6 MUJOR TE PLEPAVE KU ME PARIMIN “HANI E MOS ME NGACMONI” I KROJ NJE DEM TE MADH VENDIT GJAT SUNDIMIT TE TIJ,POR DHE TASHME AI KA NJE DETASHMENT TE GATSHEM TE SABOTOJ REFORMEN NE DREJTESI E PREJ SAJ TE SHPETOI VETEN,FAMILJEN DHE GJITHE SHPUREN E TIJ GJAT PUSHTETIT TE PAKUFIZUARE 23 VJEÇAR.
    -NDAJ SB NUK LARGOHET NGA POLITIKA.AI NUK KA BESIM TE LULI SE DO E MBROJE,SE LULI KA MBI KURRIZ SHUME DOSJE KRIMI TE BERA ME URDHERIN E TIJ,SE LULI AKOMA NUK I KA NE DORE AGJENTET E SHISH SIKUR AI QE NATE-DITE FURNIZOJNE QYTETARIN DIXHITAL.SE DREJTIMI I SHISH PAS IKJES SE VISHOS SE SALIUT NUK DIHET SE KUJT DO TI SHERBEJ PAS EMRIMIT TE TIJ TE VONESES SE JO PA QELLIMT.
    +× SHKURT: SALI BERISHA EDHE KUR ESHTE NE OPOZITE KRIJON SHTET PARALEL ME TE GJITHA STRUKTURAT QE KA PASUR NE VARTESI DUKE I PAGUARE MIRE MBI E NEN DORE PER TE MARR PUSHTETIN ME DHUNE SIÇ EDHE KA DEKLARUARE DISA HERE NE TV-t E TIJ 99.99 % NE VARTESI TE TIJ.
    -SI I MAJT,POROSIS SHOKET E MI:SIGURONI MIRE DYERT E BANESAVE POR DHE KUR PINI KAFE..RUHUNI NGA SALIZMI SE JENI NE PERGJIM E SHPIFJE KURDOHERE.VENDI ESHTE NE RREZIK PREJ TIJ.

    Reply to this comment
  6. Ekonomist October 19, 17:04

    Me intrigoi ky titull -Vrima e celesit- si dhe fotografia teper domethenese ne krye. Sikur te hidhet nje sy ne Vrimen e celesit te ekonomise ne Shqiperi e te tregonim ca nga katrahura qe do shihnim ne te? (nje sugjerim)

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*