Vriten tre marinsa në bazën Quantico

Redaksia Online March 22, 2013 17:22

Vriten tre marinsa në bazën Quantico

Autoritetet e ushtrisë thonë se një marins amerikan vrau dy kolegë në Bazën e Marinsave në Quantico në shtetin lindor të Virxhinias dhe pastaj vrau veten.

Ai hapi zjarr rreth orës 11 të mbrëmjes dje në bazën që ndodhet rreth 60 kilometra në Jug të Uashingtonit.

Zyrtarët thonë se autori vrau dy persona pranë shkollës së kandidatëve për oficerë në bazë, para se të mbyllej në barrakat ushtarake pranë shkollës. Forcat e rendit e gjetën marinsin të vdekur  nga një plagë shkaktuar pasi kishte qëlluar veten.

Zyrtarët thanë se dy viktimat dhe autori ishin marinsa dhe se autori besohet të ketë qenë anëtar i personelit në shkollë. Autoritetet nuk e kanë bërë të njohur identitetin e viktimave, apo autorit. Hetimi për ngjarjen vazhdon.

Redaksia Online March 22, 2013 17:22
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Sondazh

MENDONI SE PËR TË ZGJIDHUR KRIZËN POLITIKE DUHET NJË MARRËVESHJE E RE RAMA-BASHA?