“VRITENI” ELVISIN!

June 5, 2016 10:27

“VRITENI” ELVISIN!

Nga Viktor Malaj*

 

 “Përdhunimi, në të Drejtën Romake dënohej me vdekje” / Oerd Bylykbashi

Depërtimi në skenën politike dhe administratën shtetërore i individëve me të kaluar të errët, qoftë morale apo ligjore, ka qenë një fenomen i vazhdueshëm në kohë dhe hapësirë tash 26 vjet. Ekzistenca e këtij fenomeni tregon dy gjëra shumë të rëndësishme: Së pari, faktin se deri në çfarë shkalle të gjerë është kriminalizuar dhe kalbur shoqëria shqiptare dhe, së dyti, pakujdesinë, papërgjegjshmërinë dhe amoralitetin e partive politike dhe drejtuesve të tyre.

Paradoksi më i madh i luftës politike rreth këtij fenomeni qëndron në faktin se forca politike dhe politikani që inicioi dhe realizoi i pari bashkëjetesën dhe bashkëveprimin me rrugën, me lumpenin dhe krimin ordiner janë partia dhe lideri politik që inicuan “dekriminalizimin” e politikës. Duke qenë të vetëdijshëm se nuk kishin kurrfarë alternative të besueshme për t’iu ofruar shqiptarëve, dhe duke e ditur se në radhët e kundërshtarit politik kishin depërtuar elementë me të kaluar të dyshimtë, Sali Berisha dhe partia e tij morën flamurin e “pastrimit” të politikës nga krimi. Në këtë mënyrë po krijohej iluzioni se, në njërën anë, kishim profetin e moralit dhe dishepujt e tij dhe, nga ana tjetër, djallin me gjithë mëkatarët e botës. Për ata që s’e njohin realitetin shqiptar të kësaj periudhe të gjatë dhe, madje, as realitetin e sotëm, kjo është një luftë që nuk lë vend për mëdyshje se në cilën anë duhet të rreshtohesh.

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ka përgjegjësinë morale dhe politike për mendjelehtësinë me të cilën ka pranuar kandidimin politik për partinë e tij të disa individëve që përpara disa apo shumë viteve kanë qenë të implikuar në sjellje dhe veprimtari të padenja dhe të paligjshme, kryesisht jashtë Shqipërisë. Në një shtet normal verifikimin e figurave që duan të kandidojnë në zgjedhjet lokale apo qendrore do të duhej ta bënte Komisioni Qendror i Zgjedhjeve duke u bazuar në kriteret e një ligji të posaçëm.

Përveç keqdashësve dhe të paditurve, askush tjetër nuk e beson se Rama e ka ditur të kaluarën e këtyre individëve përpara përfshirjes së tyre në politikë. Këtë të kaluar, në të shumtën e rasteve, nuk e kanë ditur as familjarët e personave në fjalë. Por ky fakt nuk e shfajëson z. Rama për pakujdesinë e treguar.

Tani, le të shohim nëse ky fenomen është i ri dhe i njëanshëm apo është një epidemi e vjetër dhe e kudondodhur. Si në grupin parlamentar të shumicës, ashtu edhe në atë të opozitës, si dhe në bashkitë e drejtuara nga të dy palët ka persona që, as intelektualisht dhe as moralisht, nuk e meritojnë dhe nuk duhej të ishin në ato poste.

Opozita e sotme po bën çmos të diskreditojë, penalizojë dhe kryqëzojë Edi Ramën pse kishte vënë në listat e kandidatëve disa individë të cilët, në një të shkuar të largët dhe mijëra kilometër larg Shqipërisë, kishin kryer vepra penale moralisht dhe ligjërisht të dënueshme.

Po, kush janë këta që kanë marrë përsipër kauzën morale dhe “shpëtimin” tonë nga e keqja?

A janë këta që i vunë dikur kandidaturën për deputet Azgan Haklajt, i cili ndodhej në burg dhe i akuzuar për akte terrori si organizator i djegies së komisariatit të policisë së Tropojës dhe, në rininë e tij, kishte qenë dënuar për vrasjen e një studenti? A është Sali Berisha ai që ndërsa Sefgjini ishte i pandehur për vrasjen e Remzi Hoxhës ky e gradoi duke e bërë drejtor të tatim-taksave?

A është Lulzim Basha politikani që, nën shembullin e “Babës” i shkoi për vizitë në shtëpi kryetarit të bashkisë së Kamzës ndërsa ky ishte dënuar nga drejtësia shqiptare dhe pastaj, së bashku me “Babën” ia pranuan rikandidimin si kryetar bashkie megjithëse kishte një vendim gjyqësor që e dënonte me heqje lirie? A është Lulzim Basha politikani (ai që ofrohet si shpëtimtar i situatës) që një ish- të dënuar ordiner e ka bërë zëvendësin e tij në parti?

A është Sali Berisha ai që ish – ministrin e tij Pango, i cili u filmua duke tentuar të zhvishte një studente në shtëpinë e vet, “e shkarkoi për katër minuta “ dhe pas katër muajve e gradoi drejtor në një ministri, ndërsa tani merret përditë me brekët e Shukriut të Dibrës, i cili ndodhet në burg?

Po shumë të tjerë që iu sillet rrotull ligji i “dekriminalizimit” pse vazhdojnë të militojnë në PD? A është kjo parti dhe dyshja drejtuese e saj që po merr në mbrojtje Flamur Ndokën për plotësim të rremë të formularit të dekriminalizimit dhe, madje, tenton të na e paraqesë si një “hero” që ka kaluar kufirin në ish- Jugosllavi në vitin 1991 kur e kishin kaluar dhjetëra mijëra shqiptarë pa u hyrë gjemb në këmbë, a thua se braktisja e atdheut për hir të barkut qenka heroizëm dhe atdhedashuri?

Por, le t’i lëmë këto dhe të merremi me diçka më thelbësore dhe të rëndësishme. Për Shqipërinë dhe shoqërinë shqiptare, cilët janë më të dëmshëm dhe më të rrezikshëm, individët me të shkuar kriminale që u angazhuan në politikë apo politikanët me të shkuar të pastër që s’kanë lënë krim pa kryer pasi u futën në politikë, për shkak të pushtetit dhe me anë të pushtetit?

Duke dashur të na impresionojë, një individ i opozitës me të shkuar bylyku na “shpjegoi” se në të Drejtën Romake përdhunimi dënohej me vdekje. Ai “harroi” të na shpjegojë se sa i dënonte e Drejta Romake vrasësit, grabitësit, shpërdoruesit e pasurisë publike, zjarrvënësit e atdheut, falsifikatorët, fyesit dhe nëpërkëmbësit e qytetarëve romakë dhe të vetë Romës dhe, sidomos, tjetërsuesit e territorit të perandorisë.

Sipas këtij individi, i cilit as emri dhe as mbiemri s’i “flasin” shqip, gjykata italiane ka gabuar që e ka dënuar Elvis Roshin me një vit e gjysmë burg dhe se ai meriton “të vritet”. Sa “të revoltuar” na paraqiten jeniçerët e ushtrisë me këtë rast, të asaj ushtrie që ka rrahur, burgosur dhe vrarë shqiptarë për pushtet, që ka dhunuar dhe poshtëruar me fjalë mijëra gra dhe vajza shqiptare vetëm e vetëm pse kanë rastisur të jenë gratë, nënat dhe motrat e kundërshtarëve politikë të komandantit të bylykëve. Bylyku sahanlëpirës nuk e di se fyerja, shpifja dhe përgojimi (fjala është më e rëndë se plumbi- thotë një fjalë e urtë shqiptare) janë po aq të rënda sa dhunimi fizik apo seksual?

Sigurisht që është tërësisht e papranueshme pjesëmarrja në politikë e individëve të implikuar në krime ordinere, por po kaq e papranueshme është edhe vazhdimi i karrierës nga banditët politikë që, jo vetëm kanë kryer krime makabre si politikanë, por sot na vetëshpallen edhe si puritanë të moralit dhe flamurtarë të stafetës së të ardhmes.

Prandaj iu them gjithë bylykëve pa nder e moral: “Vriteni” Elvisin , i cili në moshën 16 vjeçare u implikua në akte të paligjshme që drejtësia perëndimore e dënoi me një vit e gjysmë burg, por mos harroni t’i ngrini një përmendore Sali Berishës, aktet e panumërta kriminale të të cilit, të kryera në moshën 46, 56, 66 apo 70 vjeçare, drejtësia perëndimore do t’i dënonte me burgim të përjetshëm;

“vriteni” Elvis Roshin për pjesëmarrje në dhunimin e një italianeje, siç përflitet, por mos harroni të adhuroni pa kushte dhe deri në marrëzi Sali Berishën që ka fyer, shpifur, përgojuar dhe kërcënuar qindra gra shqiptare, që ka vrarë shqiptarë dhe ka kërcënuar se do vrasë përsëri, sidomos “do të ekzekutojë si një bandit” liderin e opozitës, që ka djegur komisariate policie dhe dhunuar me armë institucionet qendrore shtetërore duke qenë në ballë të bylykut, pra si bylykbash; që ka falsifikuar dhe dhunuar zgjedhje; që ka marrë në mbrojtje vrasësit e protestuesve, fshirë provat dhe penguar drejtësinë në qindra raste; që ka dërguar ushtarë “vullnetarë” civilë nga veriu për të luftuar kundër jugut; që ka dërguar avionë dhe artileri kundër protestuesve civilë në jug të Shqipërisë; që ka bërë kontrabandë nafte dhe armësh (të pranuara edhe prej atij vetë) etj. etj.

“Vriteni” Elvis Roshin, por bëni çmos të mbani si drejtues dhe lartësoni sa më shumë Lulzim Bashën i cili ka shpërdoruar 230 milion euro të popullit shqiptar, që ka nënshkruar një marrëveshje antikombëtare me Greqinë dhe që ka drejtuar, zyrtarisht dhe në terren, vrasësit e protestuesve paqësorë.

Për ju, për formimin tuaj dhe moralin tuaj, të gjitha krimet e kryera nga pushteti juaj, për pushtetin tuaj dhe mirëqenien tuaj, nuk janë asgjë përpara krimit të shqiptarit Elvis Roshi, të kryer në moshën 16 vjeçare. Po të mos ua kishte pranuar ndërgjegjja juaj, po të kishit moral tjetër, do të ishit bërë pengesë me kohë e zinxhirit të krimeve të kryer nga pushteti juaj.

Sali Berisha dhe gjithë bylyku i tij besojnë se do t’i vlerësojë historia në raport me “predhat” dhe baltën që hedhin mbi kundërshtarët politikë. Sado të pazotë apo të padenjë të jenë kundërshtarët politikë të Berishës dhe stanit të tij, historia e ardhshme do të shqyrtojë të tjera gjëra në vlerësimin e bandës berishiste. Do të vlerësojë kohën dhe mënyrën e ardhjes dhe largimit nga pushteti, përputhjen e fjalëve dhe të sjelljes së tyre me parimet e kohës, të propaganduar prej vetë atyre, do çmojë veprimet e tyre në raport me interesat popullore e kombëtare dhe vlerat morale që i sollën shoqërisë.

Druaj shumë se ajo histori, e shkruar as prej meje dhe as prej bylykëve, do të arrijë në përfundimin se “Këtej kaluan barbarët”.

 

*****

*Shënim i autorit: Ky shkrim është shkruar pak përpara se Roshi të publikonte dëshminë e re nga autoritetet italiane e cila thoshte se ishte i padënuar.

June 5, 2016 10:27
Komento

28 Komente

  1. korçari June 5, 11:03

    Sakte z.Malaj por megjithate “barbari”Berrisha po ben ç’te doje me kete vend ,po saboton reformen a thua se e ka mberthyer kete popull per gryke dhe nuk do t’a lejoje te marre fryme deri sa te shkoje ne boten tjeter.Turp per gjithe politikanet (te tredhur) dhe vazhdojme me pyetjen per çfare duhet te votosh ?Edhe 1 milion votat te cilat PS-ja i ka zhvleresuar ne letra higjenike

    Reply to this comment
  2. Lpl. June 5, 11:21

    Ku jeni shkolluar or viktor ne organizaten baze te partise punes diletant ne gjykim deshirn te barazosh pese figura ne 25 vjete me nhe bataljon ne tre vjet .Ke Mark frroku ka dale me vota te PS se me urdher jane Prendat e Ndokat ke Sterkajn Doshin Beqajn Ndreun Kokellimen Fidel ylli Risha Busha ka edhe te tjere keta jane te gjithe me te shkuar kriminale se te ne u thijne kruminel atij qe hyn ne burg po kta jane harbut e ordinere te neveritshem keta nuk arrijne me hy ne burg se shpetohen keta se meritojne me as me i shkuar afer parlamentit jo me me qene deputet .Kjo eshte bande nuk eshte nje tek si ishte pPaloka apo Meta kur ishin te ri ata e kishin nga pasjon por jo nga krimi si Balla sot qe eshte ne kulmin e hapsires sot edhe ky ka me rene por keto modele nuk jane te rrezikshem ata te tjeret jane kriminele dhe hajdute.Jeshtu qe ai qe shikon te kaluaren se edhe ju krni bere keshtu tregon qe nuk eshte duke u gecur para por edhte ti te terheq e kaluara dhe kur te terheqe e kaluara nuk perparon dhe ne Shqiptaret nga se nuk na punon nje shqise ngelim me te shkuaren sepse nuk kemi perparuar po me te njejtin mentalitet si para dyqind viteve.

    Reply to this comment
  3. Nepi June 5, 11:27

    Ore Zoteri se kush ishte dhe eshte sali Berisha shqiptaret e dine mire ndaj dhe e shporren POR ne nuk po dime se cili eshte Edi Rama ne te vertete. Mos u servilos kaq shume sepse eshte e pamundur qe Rama te mos kishte kete informacion qofte dhe nga nje socialist I thjeshte kur eshte nje fakt qe e di I gjithe qyteti…te gjitheve ja u ka mbyllur gojen Krytari

    Reply to this comment
  4. Vëzhguesi F. June 5, 11:34

    Si gjithmone i sakte dhe virtuoz ne shkrimet e tua i nderuar Viktor! Nuk kam asnje koment perveçse fjaleve; Gazetar Dinjitoz!

    Reply to this comment
  5. Tomorri June 5, 11:37

    Vriteni Elvisin apo Ervisin dhe Kryetar Bashkie Ervis Elvisi akoma jane e njejta gje.

    Reply to this comment
  6. PeDe-isti i Rilindjes June 5, 11:54

    Boh, je BOMBË Viktor Malaj! Ti or mik vendos piken mbi i si i thone fjales. Respekte.
    Nje BRAVO e madhe Ditës qe na sjell shkrime te tilla. Vertete gazete e SHOQËRISË.

    Reply to this comment
  7. A.GRAMSH June 5, 13:40

    MALAJ.
    Ti je vertet nga penat e paketa qe numurohen me gishtat e dores ne keto 25 vjet ‘TERR INFORMATIV’qe nuk te eshte shtermberuar maja por i ke 3 parimet e nje gazetari:LIRI PAVARESI PROFESIONALIZEM!

    P.S E vetemja verejtje qe vlen edhe per ato 2 apo 3 gazetare qe i kane ngelur ketij vendi drejt shperberjes eshte se nuk jep rrugezgjidhje dhe kjo rrugezgjidhje nuk mund te jepet kur vertitesh ‘SI MIZE PA KOKE’ me te drejte rreth Sali Neronit e nuk meresh me BERISHIZMIN pjese e se ciles jane jo vetem ‘SALISJANET’ por edhe socialSSalistet qe na lane 25 vjet pa shtet.Mos harro se ‘bombolat e oksigjenit’ qe mbajne gjalle krriminelin Sali Neroni jane te ‘markave’ NANO,META,KA QI,BLUSHI E KOMPANI qe kerkojne 25 vjet te hedhin shashka tymuese popullit e te vije verdalle ne breket e grisura te nje Shukri.Roshat,frrokad E doshat jane QELIBAR krahesuar me antishqipetaret e KODOSHAT qe kane perdhunuar 25 vjet kete popull te pa ngrene!

    Reply to this comment
  8. demo June 5, 14:01

    Me bukur e ka thene nje komentueskohe me pare per raportet midis Berishes dhe pozites se sotme.Berisha eshte si prostitute qe ka lene turnin e trete dhe duke u kthyer ne baze sheh se stolin ja ka zene nje cift gjimnazistesh.Atehere ulerin e gerthet:-si s`keni turp,dine gje prindet per ju,mjere mesuesit qe ju edukojne,te degjeneruar,horra,ku..a etjj etj.

    Reply to this comment
  9. Dashnori June 5, 14:26

    IKU ELVISI IKU, ASKERKUJT SI PLASI MIKU.

    Reply to this comment
  10. vasili June 5, 15:08

    Banda e halese orientale,qe ka nje cerek shekulli qe i ka dfhene formen e surratit dfhe shpirtin e isis-it,ketij trualli europian,ish normal qe do kerkonte,lincimin dhe therrjen e nje kryetari bashkie,qe ka punuar rralle si ndonje tjeter dhe ja ka ndryshuar pamjen Kavajes,nga nje germadhe orientale qe e la Saliu,ne nje qytetit modern ku njerzit e ndjejne vehten njerez te kohes.
    Normale qe banda kriminale e Saliut te ekzekutoje te parin kete simbol te pragmatizmit perendimor.
    Por ajo qe me habit eshte qe Rama me friken dhe vanitetin e vet e shet kete personalietet te rralle te punes se mbare ne kete vend.
    Pra dhe nje vetvrasje e dhjere me teper e Rames,si rrjedhoje e gjirizit qe vazhdon te rrjedhe nga kulla e erret.
    Dhe vec populli i Kavajes u ngrit per te mbrojtur transformimin teper te ndjere te qytetit te vet dhe te njeriut qe e dirigjioi kete transformim.Dhe desh zoti,qe Perendia ja ktheu mendjen kryetarit te bashkise dhe nuk degjoi Ramen,qe ne vend karriges ka uturak,por popullin e vet dhe vazhdon te jete aty si me pare.
    Ishte normale,qe shoqeria apo tufa tjeter,me median brenda,si nje specie qe nuk e ka ngrene dhe nuk e ha punen prej shekujsh,do ti benin berihajn e gjirizit te kulles dhe te dhjere vet deri ne brez me krime,korrupsion dhe kurveri do te shikonin nga bira e vogel e deres se cfare ka bere Roshi,kur ish adoleshent,ne nje kohe me se te turbullt.
    Dhe te mendosh per me tej kur vet presidenti i Amerikes se shokut tone te ambasades Lu,shkerdheu Moniken ne te gjtha cepat e shtepise se bardhe dhe e falen.
    Prandaj vazhdoj te ndjej neveri dhe frike qe zor se do te dale ky vend nga ky sali-gjiriz ku ka rene me keta ´´njerez´´ qe ´´udheheqin´´.
    Prandaj ymer dhe shendet njerzve si Elvis Roshi dhe Erion Veliajt,qe po vazhduan keshtu do te gdhenden jo vetem ne historine e qytetit te tyre,por dhe te Shqiperise,ne lufte te paepur me politiken e dhjere,pushtetin e eger apo frikacak dhe injorant dhe kopene qe i rrethonte.

    Reply to this comment
  11. Mark uk June 5, 16:10

    Nuk ka bere te vritet per ate krimin ne grup te bere ne Itali.Po nuk duhet te kishte kantiduar fare ne ket bashki.Duhej ndeshkuar per krimini qe beri duke perdorur te fejuaren e tij ne skandalin qe ndodhi para pes vjec.Me vjen mire qe nje ish funksionar i sigurimit te shtetit e del ne mbrojtje duke u quajtur gazetar.Si shume po i mbroni shoket tuaj te dikurshem o Viktor.

    Reply to this comment
    • Vëzhguesi F. June 5, 17:34

      Shko mor kelysh maloku, mor hale e Sali Berishes dhe e udb-ashve te Serbise!
      U bere ti mut bir muti te anatemosh personalitetin e ketij gazetari.
      Saliu e ka burimin e tij te (dez) informacionit sipas interesave serbe qe nuk kane rreshtur dhe nuk reshtiin se punuari kunder Shqiperise, po ti mor kelysh i ferrave te Bordolecit, ure zjarri e 2 Prillit, dhe bythelares pleqsh ne ishullin e madh, kush te furnizoka me (dez) informacione te llojit “per bij dhe burra kurve”, apo te njejta burime qe ju kane mbajtur dhe ju mbajne me thertrime?!

      Reply to this comment
      • BLACK SWAN June 5, 20:26

        kelysh maloku ?? hale ,mut mut , kelysh i ferrave ,bythelares pleqsh [qe sidoqofte nuk eshte si perdhunues ne grup] …etjera
        degjo ketu ti kelysh komunisti , ju kopilat e mullareve
        me gjithe kete Lej Fenin qe i eshte bere llapa 2 metra duke lepire pushtetin e sovjeteve ,qysh diten qe eshte ngjizur
        MOS E VRISNI ELPISIN !!!
        MERRENI TE SHTEPIA ,COJUANI NENAVE ,MOTRAVE ,GRAVE DHE GJITHE FISIT QELBESIRE QE JU KA PJELLE
        NGRINI BUSTIN PERDHUNUESVE DHE PASTAJ THONI ESHTE CORODITUR SHOQERIA SHQIPTARE ,E KA FAJIN SALIU !!!!
        SEPSE JU JENI THJESHT DERIVANT TE LUFTES SE KLASAVE
        EDVERIT JA QUAN “MENDJELEHTESI” KONTIGJENTIN E KRIMIT
        SALIUT QE E KISHIT 25 VJET KROMUNIST ,JA QUAN KRIME
        JU TA SHPIFNI !!!!!

        NE ,NE NJERZIT NORMALE ,PA PERDHUNIME NE GRUP , PA SHITJE DROGE , NE GRATE QE NUK DOLEM NE SEMAFOR ,QE NUK GJETEM NDONJE SHUKRI , EDVER , NUK KISHIM MAMATE SI HAXHINASTUA QE GDHIHEJ DHE NGRYSEJ NE KOMITET QENDROR , NE POPULLI VDEKATAR ,KU JEMI KETU ????????????????????????
        KU ESHTE VOTA IME ???????????????
        PER ELPISIN ,AQ VLEN JETA IME ,DEMOKRACIA IME , E ARDHMJA E FEMIJEVE TE MI ????
        NETET PA GJUME QE TE STUDIOJME ,QE FEMIJET TE JENE ATA “SHQIPTARET” ME TE MIRE NE SHKOLLE , VITE E VITE EDUKIMI PER CFARE ?????
        PER ELPISIN KRYETAR ??????
        PER NDOKUN ,RROKUN ,FRROKUN , PANGON ,GRIDEN , NOQEN ,KOKEDHJERIN ME 150 TENDERA ?????
        DHE SA KOHE DO VAZHDOJE KRAHASIMI I FLAMUREVE ?????????????????
        DHE SA KOHE ????????
        A MUND TE KRAHASOHET E KEQJA ??????

        je riprodhuar ti komunist i shpifur ??? vajzen do e coje te ElPisi ?????? te Shukriu ,apo Saliu ???

        MOS E VRISNI ELPISIN !!
        ARRATISUNI TE GJITHE ,SE AI ESHTE VEND I ELPISIT !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

        Reply to this comment
        • Vëzhguesi F. June 6, 21:00

          @ Sorre e Zeze!
          (Une e flas mire shqipen, madje e njoh po aq mire dhe drejteshkrimin, se nuk kam kryer kurs per imitues dhe nuk kam asnje lloj specie per pike referimi)!
          “Love” lesharapi, “Dream” apo bushter semaforesh, “Veronike” apo kengetare haremesh, imitatore qe te bene te pjerdhesh, arsimtare deshtake, por dhe nje prostopulle shkop thare!
          Kur komentoj apo replikoj, perveçse references ndaj shkrimit, i kujtdo lloj standarti, kam parasysh dhe kerkesat e Kusshtetutes dhe ligjet e vendit tim (pavarsisht se sa jane zbatuar dhe zbatohen ata).
          Une nuk merrem me thashsmetheme hajvanesh, hajdutesh, vrasesish (qe duan te mbulojne krimin e tyre pas trillimeve dhe shashkave te shpifjeve), nuk merrrem me opinione injorantesh apo putanash politike apo tradicionale.
          Une do ta konsideroja nder te madh nese im ate (ndjese qe po e permend i detyruar) do te ishte bere komunist ne kohen kur u be komunist bythelepires yt ate, jot eme dhe fisi yt per te sigurar shkolle ty, si dhe pjestareve te tjere te familjes tende.
          Por ja qe im ate nuk u be kurre komunist, madje ne nje fare menyre nje i perndjekur jo aq nga sistemi se sa nga pinjollet e atij sistemi, nje prej te cileve je dhe ti moj ndyresire 24 karateshe, qe me akuzon mua “si kelysh komunisti”!
          Nese ti funderine nuk te pelqen shkrimi apo autor i tij, bene mire ta tejkalosh dhe mos bej humoristen e pjerdhur, duke na bere te qeshim sespe paske qef vet te q..eshesh.
          Ne gjykimin tim autori, (pavarsisht se shkrimin e ka shkruajtur para se ky kryetar bashkie te konfirmonte pafajsine e tij prane drejtesise se vendit ku akuzohet) per nje qe di te lexoje dhe jo per te verberit politik dhe sharlatanet e tyre, ka mbajtur qendrim te ashper dhe te prere ndaj qendrimit te papergjegjshem te kryetarit te PS ne lejimin e kandidaturave politike me hije dhe dyshime.
          Atehere ku qendron “Lej Fen-izmi” i gazetarit qe e fyen ti qe je jo vetem e fyer por dhe e perlyer, se vetem ato mund te flasin ne kete fare feje?!
          Qe ta dish ti moj zokopure tre brezash, une nuk pjerdh as per Erviset, as per Luljetat, as per Ramlakuriqet dhe as per berishekriminelet.
          Une do ta konsideroja te fajshem (per nje veper penale qe nuk e di dhe nuk e kam pare) cilindo qe do te deklaronte çdo lloj gjykate perfshier dhe keto te plepave te Shqiperise, por jo ato qe dalin nga thashetheme kriminelesh paranojake, hajdutesh te fondeve publike, vrasesish te nejrzve te pafajshem dhe trafikantesh te truallit shqiptar, apo prostitutash qe lehin nden semafore ne pritje te klienteve, edhe kur ato mund te konsiderohen nga perfaqesues te katapultuar.
          Se fundmi nje keshille per ty qe fshihesh pas telefonit apo kompiuterit dhe bene te forten.
          Ne koment jam une dhe jo femijet e mi dhe as te tjere, ndaj po ke gje hidh gjithe “arsenalin” tend prej deliranteje qe te vjen edhe per shkak te menopuzes ne adresen time personale dhe mos ha mut me tutje sepse pastaj do kthehesh ta vjellesh, femer palaço!

          Reply to this comment
  12. I.Troplini June 5, 16:15

    Ironi,

    kur bylykèt e Turqisè dhe jargèt qè na kanè lènè pas, pèrmendin romakèt.
    Janè klounè cirqesh, janè tè ardhur nè kètè vend. E dinè mirè, qè vetèm mjegulla i ndihmon ujqèirit pèr tè mbijetuar.
    Morali dhe BYLYKÈT, janè aq larg nga njèra tjetra, saç èshtè shqipja dykrenare nga vèndi i Bylykève dhe Bashève.
    Do ta vrasim Elvis Roshin,,,,, natyrisht, por hè pèr hè na duhet ta lèmè mènjanè. Çdo gjè me radhè.
    Sè pari vrasèsit dhe tradhtarèt, Bylykèt dhe Bashèt,,,,, pastaj ka kohè pèr 16 vjeçarè “tè dènuar” pèr pèrdhunim, edhe pse nuk u punonin allatet.

    Reply to this comment
  13. beni June 5, 16:21

    Keni te drejte .

    Reply to this comment
  14. Dani June 5, 16:48

    Viktor thua te vertetat qe kane shoqeruar kete klase politike te flliqur . Sa per LPl (lepiresi i Pa..Lu..) keshtu duhet te jete sipas pseudonimit mos u shqeteso or mik. Historia do ti radhite e do ti shkruaj te gjithe ata qe kane vepruar kunder interesave kombetare, qe kane shitur vendin per karriket e tyre, qe kane ndihmuar serbet per te vrare shqiptaret. Po u be shteti i se drejtes ndonjehere ata do te shkojne e duhet te shkojne ne qeli te japin llogari per krimet e bera ndaj vendit e popullit te tyre.

    Reply to this comment
  15. Ted June 5, 16:48

    Shkrimi i ketij shoku eshte i njeanshem dhe aspak profesional.
    Ajo qe i ka munguar Shqiperise per tre cerek shekull eshte specifikimi i pergjegjesise individuale.
    Ne periudhen enveriane kishte denime fisnore per “fajet” e individit. (Nuk diskutoj ne se ishin te drejta apo jo fajtorimet!)
    Ndryshe ka ndodhur ne kete cerek shekulli ku ka mbisunduar pandershkueshmeria e veprimeve te individit sidomos atyre qe jane veshur me mantelin e politikes.
    Ne se autori do ta shikonte me kete sy edhe ceshtjen Roshi, natyrisht nuk do binte ne ato marrezi “tifozerie”, per te mos thene ne sterilitet gazetaresk.
    Elvis Rroshi, dhe te gjithe ata qe kane shkelur ligjin, dhe me mjete te errta i jane shmangur ndershikimit, duhet te japin llogari per veprimtarine e tyre dhe per mungesen e sinqeritetit.

    Reply to this comment
    • Vëzhguesi F. June 5, 20:44

      @”Ted”! E lexove shkrimin apo vetem fjaline e fundit qe arrin ne ate konkluzion te tipit Mark Uk. Edhe pse ky shkrim eshte bere para se Roshi te shkonte ne Itali dhe te sqaronte ne drejtesine e atij shteti poziten e tij juridike, Viktori ne shkrimin e tij ka mbajtur qendrim te drejte, te prere dhe tejet profesional nuk mos bere tifozerine qe po pretendon zotrote, por duke i rene te keqes ne koke dhe ne rrenje deri ne themel te saj. Ndaj para se te komentoni, beni mire te lexoni qe te mos dilni ne pozat e njeriut qe gjoja di.

      Reply to this comment
  16. Çobani June 5, 17:40

    ne nje gjy te kohes se shkuar, nje i pandehur, kur u dha pretenca dhe degjoi gjithe ato akuza, pa ju drishur qerpike tha” Heeeuk mor burra, paskam qene shume i zoti e nuk e paskam ditur!”. Dhe Elvisi a Ervis çoç mund te kete bere ne adoleshence dhe per kete le te marre ate qe i takon apo sikurse thote autir, “Ta vrasim” . Kemi mbi tre muaj qe politika, per mengjez, er dreke e per darke na shtron perpara E. sikur ai te kete qene e keqja e Shqiperise edhe pse nuk mohohet se dicka te mire i ka bere qytetit te tij. E., eshte apo jo fajtor tani duam apo nuk duam neve eshte lidhur per briri dhe nuk ka nga vete. Ndaj te leme gjurmet dhe te flasim per “ujqerit” e medhenj, varrmihesit tane qe po na moralizojne si “engjej” e shpetimtare

    Reply to this comment
  17. Zef leka June 5, 18:11

    Te lumte z viktor por nuk e di a i lexojne artikujt tuaj njrezit e drejtesise qe perdite bejne padrejtesi?Jemi shtet kot,shtet pa shtet,pa ligje ose ligje ka ligje dhe dhe ligjet nuk zbatohen per te gjith njelloj.Kot qe flasim ,kot lodheni edhe ju gazetaret.

    Reply to this comment
  18. Mark uk June 5, 19:56

    vezhguesi i fekaleve: Nuk po bie ne nivelin tuaj te ju fyej.Edhe pse meritoni te perdori fjalet ma te ndyra.Me vjen keq qe po humbas kohen me nje person qe gjithcka mund te quhesh,po njeri jo.

    Reply to this comment
    • bahcevani June 5, 23:06

      C’ke more Mark qe s’rrin rehat
      Nuk mund t’rrish aspak pa fole
      Porsi qeni i rame ne çark
      Vetem pordha mban ne goje
      Tash nga e vona ke ra n’qytet
      Deri dje ti rujshe dhitë
      Goja jote hugubet
      T’tallin burrat, qeshin fmijtë
      Kater fjale ke msu gjithsejt
      I perdor poshte cdo shkrimi
      Po m’vjen keq me ta than krejt
      Por ma shume din ky i imi
      N’qofte se dhimbset Sale Sharofi
      Shko bani roje dite e nate
      Se gomere si Mark Ukoshi
      N’ushtri te tij rriten ne grade
      Pse kesi burrash me shume vlere
      Tash sa kohe qe kane drejtua
      Mark, Sharof edhe te tjere
      Shqiprise faqen ia kane nderrua
      Korrupsion, droge, prostituta
      Dhe gjakmarrje per cdo fshat
      Te papune t’u vra me huta
      Injorante pa gje ne çark
      Aman Mark a po na thua
      Cka do besh kur t’desin Sala
      Do t’shkojne koha tu vajtua
      Ma mire shko e gjuj per ngjala.

      Reply to this comment
  19. tan June 5, 22:20

    Ky Roshi ne rinine e tij kishte floke te gjata dhe ka bere namin ne zvicer dhe pastaj u kthye ne Itali , Foto e tij i ka Policia Zvicerane po do Edi te hap syter

    Reply to this comment
  20. Patriot June 5, 22:35

    O Vasili,ti qe i ngre hyne nje ordineri,apo perdhunuesi te faktuar nga drejtesia italiane,cfare do ti beje ti shoku nese Elvisi yt i ashtun apo Velija do te khin perdhunuar ne grup motren tende,apo jane italine ato,dhe me paturpesi don ta barzosh me Klintoninqe fundja fudja vete Monikes i kruhej dhe nuke beri gje me dhune.Klintonit i lumte palla,kurse per Elvisin duhet te fillojne hetimet per pasurine tije te vene ne rruge te dyshimta.
    Ketu fillon shteti i se drejtes,qe i thote ndal tifozeris se milittizmit te lekeve te pista nendore.

    Reply to this comment
  21. Mark uk June 6, 10:03

    bahcevani: Bejtet tua jan me nam
    Shkoj e i vjerri ne zyrhane(wc)
    Sa here shkoj atje me dhie
    Me bjen ndermen per zotnin tane.
    More wc pastrues,nuk mbroj Berishen as qe me intereson po jam kunder atye qe na nxin jetet plot 50 vite.Kto fjal i kan folur qe ne levizjet demokratike nga kta qe sot e quajn vehten rilindje.Shko ruaj dhit atje ne mal se ajo asht puna jote o sekretari partis se fshatit me kater klas.

    Reply to this comment
  22. a2 + b2 =c2 June 6, 18:17

    Absolutisht e sakte gjitheçka qe eshte shkruajtur ne kete artikull!
    Studjuesit e ardhshem te historise se vertete per kete periudhe me siguri do te vijne ne perfundimin se ata qe flisnin per moralin e te tjereve, ishin ata qe shikonin lëmizhden në syrin e tjetrit, por nuk shikonin traun në syrin e tyre…
    Mjere populli, qe e pesoi prej tyre. Ata qene barbaret e asaj kohe…
    Nderim per ty, zoti Viktor!

    Reply to this comment
  23. alphade June 7, 15:05

    Edhe nje here ! Vetem Elvis Roshi denohen nga shpellaret dhe shkemboret qe e kane zili Shqiperine e
    Bute. Hane pine dhe dhjesin ketu,pastaj e vrasin e plackisin dhe ne fund vetem dy veta nuk reabiltohen
    ne kete toke Haxhi Qamili dhe Elvis Roshi qe as kane
    vjedhur ,as kane plackitur sikur kane bere dy ekstremet
    qe duke kapur per fyti pushtetin kane bere gjemen kesaj
    toke. Po mos harrojne vicidolasit se do te vije dita dhe ajo
    nuk do te jete e largen kur keto vemje te dhjesin gjak!!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*