Vritet 13 vjeçarja në Greqi, arrestohet një shqiptar

June 6, 2018 11:21

Vritet 13 vjeçarja në Greqi, arrestohet një shqiptar

 

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin Amfissa të Greqisë, ku u vra me armë një vajzë 13-vjeçare rome.

E mitura u qëllua me çifte dhe ndërroi jetë në spital. Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme, ndërsa policia greke u vu menjëherë në lëvizje. Në pranga ka rënë një 40-vjeçar shqiptar, i cili akuzohet si i përfshirë në këtë krim, por jo si autor i vrasjes.

Personi që qëlloi me armë 13-vjeçaren është identifikuar nga autoritetet greke dhe është shpallur në kërkim. Ai është një 34-vjeçar, i cili ishte së bashku me 40-vjeçarin shqiptar kur ndodhi ngjarja.

Sipas mediave greke, autori është një kasap dhe u përfshi në konflikt me disa romë në kampin e këtyre të fundit. Pas konfliktit, ai u largua dhe u rikthye i armatosur së bashku me 40-vjeçarin shqiptar. 34-vjeçari nisi të qëllonte me çifte në kampin e romëve dhe plumbat zunë 13-vjeçaren shkruan Express. Fëmija ndërroi jetë në spital. Nga të shtënat me armë u plagos edhe një vajzë tjetër rome.

Pas ngjarjes, dy personat braktisën makinën dhe u larguan në këmbë. Policia nisi menjëherë punën dhe i identifikoi të dy. Shqiptari u arrestua pas disa orësh si person i përfshirë në krim, por jo vrasësi i të miturës.

Pas ngjarjes së rëndë, romët në qytetin Amfissa u ngritën në revoltë. Ata dogjën makinën e autorit që e kishte braktisur në kampin e tyre, ndërsa thanë se do të bëjnë vetëgjyqësi dhe do t’i vënë zjarrin qytetit nëse vrasësi nuk arrestohet dhe të gjykohet sipas drejtësisë.

Mediat raportojnë se policia tashmë ka ngushtuar rrethimin e kërkimeve për 34-vjeçarin, duke theksuar se është çështje kohe arrestimi i tij. Ndërsa, emri i shqiptarit të arrestuar nuk është bërë me dije.

l.h/ dita

June 6, 2018 11:21
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Sondazh

A ËSHTË EDI RAMA I MAJTË?

Shiko rezultatin