Vritet emigrantja shqiptare në Gjermani, nënë e 4 fëmijëve

May 29, 2018 22:26

Vritet emigrantja shqiptare në Gjermani, nënë e 4 fëmijëve

Një grua 30-vjeçare është ekzekutuar me armë në Gjermani mbrëmjen e së hënës, ndërsa lajmi është raportuar sot nga mediat gjermane.

Sipas shtypit vendas, krimi ndodhi në Salzgitter. 30-vjeçarja me origjinë nga Kosova është Emine Abazaj, nënë e katër fëmijëve. Ajo u qëllua për vdekje nga ish-partneri i saj 38-vjeçar, i cili u arrestua sot (një ditë pas vrasjes).

Mediat gjermane raportojnë se ata kishin jetuar bashkë prej 7 vitesh dhe së fundmi kishin mosmarrëveshje. Megjithatë, çifti nuk ishte martuar sipas ligjeve gjermane. Sipas hetimeve paraprake, shkak i ngjarjes së rëndë mendohet të ketë qenë ndarja e tyre.

Vëllai i viktimës, Blerim Abazaj ka thënë për mediat se ditën e hënë ata kishin një seancë në Gjykatë. Blerim Abazaj ka pohuar se 38-vjeçari i ishte drejtuar motrës së tij me fjalët: “Do të pendohesh”.

Ai shtoi gjithashtu se i kishte bërë edhe kërcënime të tjera në gjuhën shqipe. Kërcënimet në Gjykatë i konfirmoi edhe zëdhënësi i Prokurorisë, i cili tha se nuk e dinë saktësisht se çfarë kërcënimi bëri 38-vjeçari, për shkak se foli shqip.

Sipas mediave gjermane, ish-partneri shkoi në Salzgitter pas seancës gjyqësore dhe qëlloi me armë në kokë 30-vjeçaren duke e lënë të vdekur. I dyshuari qëlloi edhe drejt motrës 32-vjeçare të viktimës, duke e lënë të plagosur. Më pas u arratis me makinë dhe u arrestua një ditë më pas. Autoritetet gjermane janë duke hetuar për të zbardhur tërësisht këtë krim të rëndë

o.j/dita

May 29, 2018 22:26
Komento

2 Komente

  1. MH May 30, 00:56

    Burri qe vret gruen qe nuk e gjene ne dam asht faqja e zeze e turpi i perjetshem.Ky duhet leqit te mos vlersohet per jete te jete ne asnji kuvend burrash.Si tradite dhe zakoni.Ndersa ligji i civilizimit te shoqerise se qytetnume duhet te veproj tue i dhan hakun e merituem.

    Reply to this comment
  2. Mark .U.K May 30, 13:18

    Pse u thuani kosovarve shqiptar,ata jan turq po fatkeqsisht flasin shqip.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim