Vritet lideri i ISIS al-Baghdadi?

June 14, 2016 14:17

Vritet lideri i ISIS al-Baghdadi?

Udhëheqësi i Shtetit Islamik Abu Bakr al-Baghdadi është vrarë gjatë bombardimeve të uidhëhequra nga SHBA-të në Siri, shkruan The Mirror.

Në një njoftim të një agjencie lajmesh që është e lidhur me organizatën terroriste, shkruhet: “Abu Bakr al-Baghdadi është vrarë nga një bombardim ajror i koalicionit në Raqqa në ditën e pestë të Ramazanit”.

Një tjetër burim pretendon se ai ka vdekur në Mosul të Irakut, që është një tjetër fortesë e ISIS.

Në një njoftim të forcave të sigurisë së Irakut, zyrtarët bëjnë të ditur: “Avionët irakianë goditën eskortën ne Bagdadit që po lëvizte nëpër Karabla dhe po shkonte në një takim ndërmjet udhëheqësve terroristëv të Daesh-it (ISIS-it)”.

Por nga ana amerikane nuk ka ende konfirmim për vdekjen e tij.

June 14, 2016 14:17
Komento

1 Koment

  1. Mollosi June 14, 19:59

    Keta jane si minjte, sa me shume qe i vret, aq me shume shumohen.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*