Gjendet i vrarë me armë zjarri 13-vjeçari në Vlorë

September 10, 2018 18:02

Gjendet i vrarë me armë zjarri 13-vjeçari në Vlorë

Një ngjarje shokuese ka ndodhur në Vlorë ku një fëmijë është vrarë me armë zjarri.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në njësinë Novoselë, në fshatin Fitore pasditen e kësaj të hëne.

Raportohet se i mituri me inicialet M.A., është gjetur me plagë të rënda në banesë nga babai i tij.

Ai është transportuar me urgjencë në spital por ishte tepër vonë, pasi ndërroi jetë gjatë rrugës.

Policia po kryen veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, ndërsa thotë se dyshohet për vetëvrasje.

 “Më datë 10.09.2018, rreth orës 16:40, në fshatin Fitore, Vlorë, dyshohet se është vetëvrarë aksidentalisht me armë zjarri një djalë i mitur me gjeneralitetet M.A., 13 vjeç.

Në momentin e ngjarjes, fëmija ka qenë vetëm duke luajtur në një godinë ngjitur me banesën, ku dyshohet se është vetëvrarë aksidentalisht me armë zjarri tip Pistoletë TT.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes”

l.h/ dita

September 10, 2018 18:02
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*