Vritet me armë zjarri i riu shqiptar në Nju Jork

September 11, 2018 20:48

Vritet me armë zjarri i riu shqiptar në Nju Jork

Një shqiptar është qëlluar për vdekje në New York.

Autoritetet amerikane bënë të ditur se viktima është Grei Frashëri, 23 vjeç. Ai u vra mbrëmjen e 7 Shtatorit në Bay Ridge në Brooklyn.

Në vendin e ngjarjes u gjetën disa gëzhoja, ndërsa mësohet se tre makina janë larguar me shpejtësi momentin kur ndodhi vrasja. Deri më tani nuk dihet se kush e shkrepi armën.

Gjithashtu po hetohet për të zbuluar shkaqet që çuan në vrasjen e 23-vjeçarit shqiptar.

Ndërkohë të afërm të riut shqiptar kanë reaguar në Facebook, ku shprehen të hidhëruar për vdekjen e njeriut të tyre.

“Ai ishte pikë mbështetjeje për miqtë e tij, me një buzëqeshje ngjitëse dhe gjithmonë kujdesej për të tjerët. Dua që kjo dhimbja dhe ky trishtim i paduruar të mos i bjerë askujt”, shkruan kushëriri i tij, Rifat Sokoli.

Ai u bën thirrje të gjithëve atyre që kanë informacion për vrasjen e Greit t’ua tregojnë autoriteteve.

Ndërkohë në një faqe dedikuar viktimës, hopeforgrei.com, një i afërm tjetër shkroi se familja ka vendosur që ta falë fajtorin.

l.h/ dita

September 11, 2018 20:48
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*