Rrëshen, vritet drejtori i OST i lëvizur para një jave nga detyra

September 9, 2016 10:00

Rrëshen, vritet drejtori i OST i lëvizur para një jave nga detyra

Ish-drejtori i Tensionit të lartë në Veri të vendit, është vrarë me armë zjarri nga dy persona të maskuar mëngjesin e sotëm.

Saimir Jaku mbeti i vrarë në një lokal  në qytetin e Rrëshenit.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur në një lokal në qendër të qytetit. Dy persona të maskuar ende të paindentifikuar kanë qëlluar me breshëri automatiku në drejtim të tij.

Policia e Lezhës ka identifikuar makinën e vrasësve të 33-vjeçarit Saimir Jakut sot në Rrëshen dhe sëbashku me FNSH-në është në ndjekje të saj. BENZ-i i autorëve i është drejtuar fshatit Gallatë të Kurbinit.

Jaku mbante poston e drejtorit të tensionit të lartë në Zonën e Veriut deri para një jave kur u lëviz nga detyra.

Në një njoftim nga OSHEE, saktësohet se Sajmir Jaku aktualisht mbante postin e shefit te sektorit ne drejtorinë qendrore të Tiranës.

Ai ishte edhe anëtar i këshillit të qarkut, përfaqësues i PS në Rrëshen.

Opozita ka akuzuar se është i dënuar në Itali për trafik droge dhe ka 8 klasë shkollë.

 

September 9, 2016 10:00