Vritet me armë zjarri kryeplaku i fshatit Mërqi në Lezhë

June 19, 2019 09:08

Vritet me armë zjarri kryeplaku i fshatit Mërqi në Lezhë

Tronditet Lezha! Kryeplaku i fshatit Mërqi, Gjin Marku, në Lezhë ka mbetur i vrarë nga plumbat e një arme zjarri të shkrehur ndaj tij.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm, pikërisht në zonën ku ai ushtronte këtë detyrë. Sipas policisë së Lezhës, Gjin Marku është vrarë nga T.Gj nga fshati Kashnjet, i cili ishte mik i familjes së viktimës.

Shkak për këtë vrasje është bërë një konflikt për motive pronësie mes viktimës, Gjin Marku dhe autorit T.Gj.

Uniformat blu shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes. Ndërsa pas identifikimit të autorit të vrasjes efektivët e policisë janë vënë në ndjekje të tij dhe po punojnë që ta vënë në pranga.

Ndërkohë po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe rrethanat që çuan në këtë krim të rëndë që tronditi qytetin e Lezhës mëngjesin e sotëm.

e.t./dita

June 19, 2019 09:08
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim