Vritet missi me plumb pas koke, publikohen pamjet e tmerrshme

January 28, 2018 12:45

Vritet missi me plumb pas koke, publikohen pamjet e tmerrshme

Ky është momenti i tmerrshëm kur një modele dhe Miss Guatemala është qëlluar pas koke në mes të ditës në rrugë.

Rosa Otilia Ramirez është vrarë në mëngjesin e 19 janarit në qytetin e Guatemalës, ndërsa po kthehej në shtëpi pasi la vajzën në shkollë.

Kamerat e sigurisë në rrugë kanë filmuar momentin përfundimtar të 32-vjeçares ndërsa po ecte përgjatë trotuarit duke mos e ditur që një vrasës i maskuar po e ndiqte.

Ai shihet teksa nxjerr pistoletën nga brezi përpara se të shpejtojë hapin për ta kapur modelen.

Para se Ramirez të kthehej për të kontrolluar se kush po i afrohej, ai e gjuan me një goditje të vetme pas koke.

Modelja bie në trotuar kurse vrasësi largohet përsëri në drejtimin që kishte ardhur.

Policia thotë se vrasësi e njihte Ramirezin dhe se bëhej fjalë për një “krim pasioni”, megjithëse nuk ka asnjë të dyshuar.

January 28, 2018 12:45
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*