Durrës, 30 të shoqëruar në polici për vrasjen e Nikolin Prengës

Bruno Marku March 11, 2013 10:38

Durrës, 30 të shoqëruar në polici për vrasjen e Nikolin Prengës

30 persona janë shoqëruar sot në komisariatin e policisë së Durrësit për vrasjen e Nikolin Prengës. Të shoqëruarit do të merren në pyetje për të hedhur më shumë dritë mbi ngjarjen. Policia po heton në pistën e të kaluarës së 43-vjeçarit Prenga.

 

Vritet në pritë Nikolin Prenga

10 mars – Vritet në pritë Nikolin Prenga, personi i cili u gjykua si bashkëpunëtori i Agim Pepës në vrasjen e komisarit të Krujës, Gani Malushi, ngjarje e ndodhur në korrik të vitit 2003. Ndërkohë, vrasja e Nikolin Prengës, 43 vjeç, sipas burimeve nga policia është bërë mbrëmjen e kaluar rreth orës 20:45. Viktima është pritur në momentin që është kthyer për në shtëpinë e tij në Durrës dhe rreth 100 metra pa mbërritur është qëlluar me armë zjarri. Ai është transportuar menjëherë në spital, por ka gjetur vdekjen pa mundur t’i shpëtojë plumbave.

Nga ana e policisë zyrtarisht nuk janë dhënë informacione lidhur me shkaqet që mund të kenë çuar në vrasje, por dyshohet se ka të bëjë me hakmarrje.

Ndërkohë burime nga blutë bëjnë të ditur se viktima është pikërisht njeriu i cili u akuzua se kishte ndihmuar Agim Pepën (të dënuar për vrasjen e komisarit të Krujës Gani Malushi dhe shoferit të tij Gjovalin Ndreu, në korrik të vitit 2003), të largohej nga vendi i ngjarjes.

Prenga mësohet se u dënua nga Gjykata për Krime të Rënda për “veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës, por pas apelimit të vendimit, ai u lirua. Madje në atë kohë, Nikolin Prenga e çoi çështjen në gjykatë duke kërkuar kompensim “për burgimin e padrejtë”. Gjykata e Tiranës, pasi e shqyrtoi kërkesën e Prengës, vendosi ta pranojë atë. Në këtë mënyrë, gjyqtari detyroi Ministrinë e Financave ta dëmshpërblejë të dëmtuarin në shumën 1 392 000 lekë, si kompensim për burgim të padrejtë për 464 ditë paraburgim, nga data 14.08.2003 deri në datën 22.11.2004.

Bruno Marku March 11, 2013 10:38
Komento

1 Koment

  1. Vezhguesi March 11, 11:05

    Nuk do gjendet vrasesi sepse dje policia e Durresit , Kavajes dhe forcat speciale ishin te prokupuara me arrestimin e Kryetarit te Bashkise se Kavajes se i kishte futur nje laper surratit Nevil Dedes.
    Mbase ne nje rast tjeter . 🙂

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*