Vritet një nga njerëzit më të rëndësishëm të Hezbollahut në Siri, akuzohet Izraeli

December 20, 2015 10:20

Vritet një nga njerëzit më të rëndësishëm të Hezbollahut në Siri, akuzohet Izraeli

Shefi i militantëve libanez, pjesë e grupit Hesbollah (shiit) është vrarë nga një raketë në Siri.

Samir Qantar mbeti i vrarë pasi një raketë u hodh ndaj banesës ku qëndronte në afërsi të Damaskut.

Grupi libanez ka fajësuar Izraelin për sulmin ajror. Banesa ishte e vendosur në Jaramana pranë Damaskut, një bastion i mbështetësve të qeverisë. Ai u lirua në vitin 2008 nga burgjet izraelite pas shkëmbimit të të burgosurve.

Qantar ishte burgosur në vitin 1979 për një vrasje famëkeqe në Izrael, ndërsa lirimi i tij ka shkaktuar polemika.

Nga ana tjetër, Izraeli nuk ka bërë asnjë koment mbi akuzat e Hezbollahut. Ministri i Ndërtimit dhe Strehimit, Yoav Gallant i tha radios izraelite se nuk ishte duke pohuar dhe as duke mohuar për përfshirjen e vendit të tij në vrasje, por shtoi se “është mirë që njerëzit si Samir Qantar, të mos jenë pjesë e botës sonë”.

Qantar besohet të jetë bërë një figurë e rëndësishme e Hezbollahut që nga lirimi i tij. Hezbollahu ka dërguar qindra luftëtarë për të luftuar përkrah trupave besnike të presidentit sirian Bashar al-Assad në konfliktin e vendit.

Në shtator, Departamenti i Shtetit e ka cilësuar atë si terrorist. “Që nga kthimi, Qantar, ka luajtur një rol operacional, me ndihmën e Iranit dhe Sirisë, në ndërtimin e infrastrukturës terroriste të Hezbollahut në Lartësitë Golan. /Dita/

December 20, 2015 10:20
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Tirana Bank