Vritet shqiptari gjatë ndjekjes nga policia

August 20, 2016 17:12

Vritet shqiptari gjatë ndjekjes nga policia

Një shqiptar rreth të 40-ve humbi jetën në Itali, teksa po ndiqej nga policia. Shqiptari ishte vënë nën ndjekje për shkak të vjedhjes së një makine.

Ngjarja ndodhi në rajonin e Breshias. Shqiptari po udhëtonte me një automjet tip “Audi A8”, e cila ishte vjedhur pak ditë më parë në Kazalmaxhore (Bologna).

Shqiptari ka qëlluar katër herë me armë në drejtim të policisë, teksa dyshohej se ishte pjesë e një bande ndërkombëtare të vjedhjes së makinave.

Ai u ndoq në distancë nga policia rrugore dhe karabinierët, ndërsa u gjet i vdekur në makinën luksoze.

Mediat italiane shkruajnë se plumbi i pestë e goditi shqiptarin në pjesën e mjekrës duke i shkaktuar vdekjen përpara se ambulanca të mbërrinte.

Duke marrë parasysh drejtimin e plumbit, dyshohet se ai është vetëvrarë.

 

August 20, 2016 17:12
Komento

1 Koment

  1. Mark uk August 21, 15:55

    Mbrapa diellit shkoft ky hor.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*