Vuante nga një çrregullim ushqimor, 23-vjeçarja shpëton “mrekullisht”

June 8, 2019 15:53

Vuante nga një çrregullim ushqimor, 23-vjeçarja shpëton “mrekullisht”

Si shumë njerëz të tjerë që vuajnë nga çrregullimet ushqimore, Emma nisi të përjetonte këtë sëmundje pas vdekjes së nënës së saj.

Ajo tregoi se çrregullimi nisi në moshën 18 vjeç vetëm pak kohë pasi e ëma vdiq nga kanceri.

“Kam përdorur ushqimin dhe imazhin e trupit si një mënyrë për të përballuar ndjesinë që jeta ime po merrte fund”-thotë ajo.

Përveç kësaj asaj iu desh të linte punën si instruktore e kampeve verore për të marrë trajtimin e duhur për sëmundjen.

Mjekët paralajmëruan se ajo ishte në rrezik për zhvillimin e sepsës ose vuajtjen e një arresti kardiak nëse ajo do të binte më shumë në peshë.

Si pjesë e rimëkëmbjes së saj, Emma zbuloi dashurinë e saj për palestrën pasi ishte një pjesë shumë e rëndësishme e shërimit të saj.

Emma shpreson që shërimi i saj do të frymëzojë të tjerët për të kërkuar ndihmë në raste të tilla.

Emma thotë se nuk është ‘shëruar’ nga çrregullimet e të ngrënit, por tani është më e shëndetshme dhe e lumtur seç kishte qenë më parë.

e.t./dita

June 8, 2019 15:53
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim