Vuante nga një sëmundje e rrallë, humb jetën djali i vetëm i Flutura Açkës

May 6, 2018 09:39

Vuante nga një sëmundje e rrallë, humb jetën djali i vetëm i Flutura Açkës

Shkrimtarja e njohur, Flutura Açka, po përballet me një tragjedi të madhe në jetën e saj.

Açka ka humbur djalin e saj të vetëm, në moshën 18-vjeçare, pasi ai vuante nga një sëmundje shumë e rrallë.

Lajmin e hidhur e ka dhënë vetë shkrimtarja Açka në ‘Facebook’.

Ajo shkruan se nuk do të mësohet kurrë me mungesën e të birit.

Miqtë e mi, mbrëmë, në një orë të vonë të natës, u nda nga jeta Biri im i vetëm, Jerin van den Brink, në të tetëmbëdhjetat e tij, prej një sëmundjeje shumë të rrallë, nga e cila vuajti kohët e fundit.

Nuk është e lehtë për një nënë ta lyejë bojën me të zezë për të tillë lajm, as ta pranoj humbjen e qenies më të dashur që pata, dhe kam, mbi këtë dhé. Me drojën se nuk do të mësohem kurrë me mungesën e tij, uroj të dëgjoj vetëm lajme të mira prej jush.

Sipas dëshirës së Jerinit, ceremonia e lamtumirës do të mbahet me një rreth të ngushtë familjar e shoqëror në Utrecht të Holandës, ku im Bir jetonte prej disa vitesh, pas një fëmijërie të gjatë në Shqipëri.

Për miqtë e mi në Shqipëri, do të jem në Atdhe përgjatë muajit qershor“, shkruan Açka në Facebook.

a.s/dita

May 6, 2018 09:39
Komento

8 Komente

  1. Dielli May 6, 11:30

    Ngushullime Arka, Zoti ju dhante force per te perballuar largimin nga kjo bote te birit Tuaj te vetem.Zoti e prehte ne paqe.Amen.

    Reply to this comment
  2. qytetar May 6, 14:34

    Ngushellime, znj. Acka!

    Reply to this comment
  3. fieri May 6, 15:23

    Ngushellime te sinqerta per djalin tuaj ne moshen fare te re Znj. Acka.

    Reply to this comment
  4. Fatmiri May 6, 17:07

    Ju ngushelloi per kete humbje te djalit tuaj; por ju jeni shkrimtare dhe personazhet e shkrimeve tuaja jane perballur me lloi-lloi fatkeqesish , te cilave u kini dhene zgjidhje dhe ata kane vazhduar jeten e tyre ;
    Fatmir Xhamallati

    Reply to this comment
  5. Liza May 7, 00:03

    Ngushellime Flutra, i paharruar kujtimi i Birit Tuaj!
    Me respekt
    Organizata e Gruas “Hope & Peace” SHBA.

    Reply to this comment
  6. Ledion May 7, 08:30

    Ngushellime

    Reply to this comment
  7. Kosovari May 7, 08:47

    Ngushllime, Juve, familjarve, farefisit dhe miqeve si dhe gjithe atyre qe ju duan dhe i doni.

    Reply to this comment
  8. Alda Durres May 7, 14:50

    Humbja e nje femije eshte dicka qe asnje nga prinderit duhet te perjetoje. Pacit zemer te forte. Ngushellime

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim