Vuçiç: Zyrtarë nga administrata e vjetër amerikane mbështesin fshehtas Kosovën për taksën

February 19, 2019 17:19

Vuçiç: Zyrtarë nga administrata e vjetër amerikane mbështesin fshehtas Kosovën për taksën

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka thënë sot se ekziston një mbështetje e fshehtë për taksën e vendosur nga Qeveria e Kosovës për produktet serbe nga një vend evropian, por edhe nga qarqe të caktuara në Shtetet e Bashkuara nga administrata e vjetër, shkruan telegrafi.cov

Sipas mediave serbe, Vuçiç ka thënë se ky nuk është rasti me administratën aktuale të Shteteve të Bashkuara, e cila është absolutisht kundër taksës.

Edhe letra e nënshkruar nga (Matthew) Palmer dhe çfarë është thënë nga (Donald) Trump dhe (John) Bolton në mënyrë të qartë kuptohet se ata janë kundër taksës”, ka thënë Vuçiç.

Ndryshe taksa 100 për qind për produktet me origjinë nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina ishte vendosur nga Qeveria e Kosovës më 21 nëntor 2018.

Po sipas mediave në Serbi, Vuçiç ka folur edhe rreth zgjedhjeve të mundshme në Serbi, për të cilat ka thënë se ato janë të mundshme nëse situata lidhur me Kosovën mbetet e pandryshuar, domethënë nëse Prishtina nuk heq taksën.

Nëse nuk ka heqje të taksës, nuk ka bisedime, është e qartë”, citohet të ketë thënë Vuçiç.

Ndërsa kur i është kërkuar të komentojë deklaratën e ministrit të Jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiç, i cili ka thënë se çështje e bisedimeve me Kosovën të jetë edhe demarkacioni i kufirit, Vuçiç ka thënë se për këtë gjë ai ka folur para një viti.

Megjithatë, siç thuhet tutje, presidenti serb ka thënë se interesi i Serbisë është që të ketë stabilitet dhe paqe dhe që Serbia mund të zhvillohet ekonomikisht.

v.l/ Dita

February 19, 2019 17:19
Komento

2 Komente

  1. fery February 19, 17:46

    Baza ruse ne kazermen ushtarake serbe te Nishit po mbeshtetet nga serbija me transparence apo ajo u ngrite dhe po vepron fshehurazi president Vuciq …?

    Reply to this comment
  2. Adih February 20, 20:53

    Sdiskutohet o maskara serb ,qe Amerika mban anen e shqiptareve . Klima flet qarte kohet e fundit dhe eshte ne favor te shqiptareve ..
    Po te jap nje porosi ,mos e kruaj me Amerikanet ,se po te vune ata ne kuadrat ,i nxjerin uin e zi Serbise .

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Sondazh

A ËSHTË EDI RAMA I MAJTË?

Shiko rezultatin