Vuçiç dialog me Kosovën, por jo zgjidhje të komanduar

July 1, 2020 16:16

Vuçiç dialog me Kosovën, por jo zgjidhje të komanduar

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka bërë me dije këtë të mërkurë se Beogradi është i gatshëm për të vazhduar dialogun me Prishtinën dhe po ai nuk do të lejojë  që dikush t’i urdhërojë se cila do të jetë zgjidhja.

“Ka mbetur pak kohë, por duhet të jemi të përkushtuar partisë dhe të durueshëm” është shprehur Vuçiç.

Vuçiç pyetjes nëse do të mbahet samiti i Parisit, është përgjigjur “një ditë do të mbahet”, ndërsa pyetjes tjetër nëse kjo do të ndodhë gjatë korrikut, ka thënë “shpresoj”.

Ndër të tjera në deklaratën e tij presidenti serb ka vlerësuar se problem për dialogun është fakti se Serbia nuk e pranon pavarësinë e Kosovës dhe ka shtuar se Beogradi nuk negocion me Prishtinën, meqë Perëndimi negocion për Prishtinën.

 

l.h/ dita

July 1, 2020 16:16
Komento

2 Komente

  1. spata July 1, 17:17

    O qyp qe po bie verdall dy popuj te rrojnete lire e te pavarur ne token e tyre. Si perjashton ti Perendimin kur ato troje ti dha po ky Perendim qe sot te thote .Ulu dhe jepi zgjidhje . Ti ,qe e ke metode te luash politika Linde -Perendim ke nje arsye .Nuk te dalin llogarit mbasi te pranosh pavarsin e Kosoves . Do vihesh perball faktit se me ke do ti mbash mardhenjet .Po shkove me ruset do perballesh me sanksjonet e Perendimit ku ti je borxhelli. Po pranove Perendimin ke detyrime per te shlyer . Zgjidh e mere ate qe eshte pertemiren e popullit serb.
    Per popullin serb Kosova eshte shtet i pavarur dhe kurr ska per te qene shtojsa e pazareve te 1913 .Hallin e ke diku tjeter .Je aq i zytur ne borxhe tek Perendimi sa te duhet te punosh 30 vjet ti shlyesh ato sic po punojne kroatet e sllovenet.Kete e die dhe vete populli serb .Por ske nga tja mbash .
    Shqiptaret e Kosoves dhe te gjithe trevave po durojne e do te durojne se jane me paqsor se ju .Do vij dita qe do ta humbes kete loje qe bene .Por nje gje ska per te ndryshuar .Cke bere ne te shkuaren dhe cpo bene tani do ti paguash .Jo nga shqipratet se nuk jane fare kriminelesh por nga natyra e politikanve dritshkurtet qe ka ai popull .

    Reply to this comment
  2. kasem gahinji July 2, 08:25

    Mos i saj hallin.nuk eshte pa mbeshtetje europiane. Po ti mungonte nuk do luante me dy porta. Ora, nuk eshte vetem porta ruse,por edhe ajo francese,hollandeze dhe vellezerve sllavoeuropiane.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim