Vuçiç: Dialogut me Kosovën i kthehemi pasi të hiqet taksa

February 14, 2020 12:05

Vuçiç: Dialogut me Kosovën i kthehemi pasi të hiqet taksa

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka thënë se “sapo të hiqet taksa”, Serbia është e gatshme t’i kthehet dialogut me Kosovën.

Ai këto komente i bëri pas takimit më të dërguarin e Shtëpisë së Bardhë për dialogun Kosovë-Serbi, ambasadorin Richard Grenell, në Mynih të Gjermanisë.

“Kemi pasur një bisedë të hapur dhe të sinqertë-që nuk është kurrë e lehtë për ne. por unë jam i kënaqur që Richard Grenell është aq i vendosur për heqjen e taksës”, ka shkruar Vuçiç në rrjetin social Instagram.

Grupet punuese nga Kosova dhe Serbia udhëtuan më 27 janar në Berlin të Gjermanisë, për të diskutuar me të dërguarin e posaçëm të SHBA-së për dialogun Beograd-Prishtinë, Richard Grenell rreth vendosjes së linjës hekurudhore midis dy vendeve, marrëveshje e cila u nënshkrua sot.

Bisedimet pasuan arritjen e një marrëveshjeje për hapjen e linjës ajrore Prishtinë-Beograd, për të cilën presidenti i SHBA-së kishte deklaruar se është “një fitore”.

Takimet zhvillohen disa ditë pasi ambasadori Grenell ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës të heqë taksën e vendosur më 2018 ndaj mallrave serbe dhe të Bosnjës, në mënyrë që të zhbllokohet procesi i dialogut për normalizimin e marrëdhënieve midis dy vendeve.

j.l./ dita

February 14, 2020 12:05
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*