Vuçiç i përgjigjet Ramës: Merruni me problemet tuaja

November 3, 2014 09:47

Vuçiç i përgjigjet Ramës: Merruni me problemet tuaja

Kryeministri serb, Aleksandër Vuçiç ka reaguar pas intervistës së dhënë nga kryeministri Rama për gazetën greke “Kathimerini”.

Ai vazhdon që përgjegjësinë për dhunën  e Beogradit, t’ia faturojë palës shqiptare.

Vuçiç thotë se serbët o provokuan nga flamuri i Shqipërisë së madhe, që sipas tij, është simbol i së keqes.

Incidentet u shkaktuan padyshim nga shqiptarët dhe ishte një incident i organizuar kohë më parë.

Flamuri i Shqipërisë së madhe është simbol i së keqes dhe jo i zhvillimit të Ballkanit.

Megjithatë Serbia do të vazhdojë përpjekjet e saj për të ruajtur paqen në Ballkan.

Dua të besoj që edhe kryeministri Rama nuk e mbështet këtë program të Shqipërisë së madhe, edhe pse më ka suprizuar që nuk e dënoi fare fluturimin e flamurit në stadiumin e Beogradit, qoftë dhe me një fjalë të vetme”, u shpreh Vuçiç.

Rama u shpreh për “Kathimerinin” se do të ishte ndjerë i turpëruar nëse incidenti i Beogradit do të kishte ndodhur në Tiranë, dhe se ndjen keqardhje që politika në Beograd u shpreh me një gjuhë urrejtjeje kundër popullit të Shqipërisë duke mos dënuar dhunën dhe racizmin.

Por Vuçiç kërkon që zyrtarët shqiptare të merren sa më pak me politikën në Serbi, dhe më shumë me problemet e tyre:

Pres nga zyrtarët shqiptarë të merren sa më pak me politikën në Serbi dhe të merren më shumë me problemet e tyre, në të cilat unë nuk kam dëshirë të hyjë asnjë çikë” .

Lidhur me shtyrjen e vizitës së kryeministrit Edi Rama, ai Vuçiç u shpreh se ishte koha e papërshtatshme:

Momenti kur ishte për t’u bërë vizita gjendja ishte shumë e papërshtatshme por megjithatë duke e menduar se e vetmja zgjidhje është dialogu, unë si i zoti i shtëpisë propozova një datë të re takimi për të cilën ra dakord kryeministri Rama”.

November 3, 2014 09:47
Komento

7 Komente

  1. Leka November 3, 09:50

    Rama ngaterron barbarizmin me racizmin.

    Reply to this comment
  2. Labi Vlore November 3, 10:01

    Jeni ne hall te madh,ngaqe Shqiptaret ua hoqen nga pushteti dhendrrin Sali Berisha,qe punonte per ju diten dhe naten.Nuk jeni mesuar me kunderpergjigje nga Shqiperia dhe jeni kapur te pa-pergatitur.Jeni te habitur,te cartur dhe te kapur gafil nga kunderpergjigja hap pas hapi e Kryeministrit Shqiptar.Rama z.Vucic,thjesht i ktheu pergjigje ne menyre te qyteteruar deklaratave tuaja Raciste,Anti-Shqiptare dhe mjerane.Presidenti jot deklaroi se Shqiperia do edhe disa qindra vite te tjera te behet shtet….Nuk eshte kjo nderhyrje ne punet e brendshme tonat??Nuk eshte ky Anti-Shqiptarizem i kulluar??Late nam boterisht,prandaj deklaron se nuk hyn ne punet tona te brendshme.Ke gati nje muaj qe vetem fyen Shqiperine dhe Shqiptaret.Tani,deklaron se nuk deshiron te hysh ne punet e brendshme te Shqiperise.C’fare mjerimi!!!Kryeministri dhe Preidenti i Serbise me deklarata e tyre Raciste dhe provokuese ishin edhe me mjeran,primtiv dhe qesharak,se vete Ultranacionalistet Serb.

    Reply to this comment
  3. beni November 3, 10:45

    Barbaret serbe po barbare jane. Edhe ky Vucici nje ish kriminel lufte akoma eshte me avazin e shovinizmit serb…por kohet kane ndryshuar…duke i dhene Serbise ate qe meriton..nje vend i vogel dhe pa rendesi fare. Shquptaret kete here jane me fat qe kane politikabe te vertete dhe te mencur si z. Rama.

    Reply to this comment
  4. shpatar November 3, 11:46

    Nga kjo foto kuptoje qe ky qenka debil .Dhe nje injorante e kupton se ku duhet te dali me keto deklarata .
    Ne si shqiptare nuk e rruaj.. qe kur Titua me aleatet Evropjan bene Federaten Jugopsllave.Ajo qe ndertoje Titua ishte thellesishte nacjonaliste .Mblodhi rreth kufijve te gjithe sllavet e bastardet qe jetonin ne Ballkan .Titua u fry aq shume sa donte qe Ballkanin ta sllavonte .Nuk kishte vetem Shqiperine si plan ta fuste ne kthetrat e saje por dhe Greqine (sot mike e saje ).Kur Stalini i theu turinjte per rastin e Shqiperise ktheu me hile byth… nga Perendimi .Nuk them qe Perendimi e hengri kete loje te djallezuar te Titos .E la deri sa ne 91 e shperberi perseri duke justifikuar dhe gabimet e te shkuares .
    Sot serbet flene dhe shohin endrra nacjonaliste per nje Serbi qe te dali :Ne jugelindje deri ne Thesaloniqi ne jugeperendim deri ne Shengjine.Keto orekse per Vucic jane normale ato te Shqiperise prishin pune se ngjallin nacjonalizmin qe prishka pune ne rajon .
    Historikishte serbet kane futur sistematikishte hundet ne politiken shqiptare dhe jo shqiptaret ne punet e tyre .Si turma te ardhur nga stepat e Siberise zaptuan teritore dhe tani vendalinjte i quajne nacjonaliste .Eshte llogjike per ne shqiptaret ti tregojme serbve se ju nuk duhet te pretendoni per kufije .Ne i kemi pranuar dhe ndjekim nje politike Evropjane qe te mos u fryje zjareve nacjonaliste .Por nuk do pranojme qe politika shqiptare te lejoje qe popullsia shqiptare te shkelet nga serbet .Keto as qe ndryshojne dhe as kane per te ndryshuar me .

    Reply to this comment
  5. Darius November 3, 12:49

    Rini se ka hyre ne loje Gerrku,dhe alenca Ruso-Serbe-Gerke,me mbeshtetjen Franceze,kunder Gjermano-Amerikaneve,me suport anglo-austriak.
    Loja po behet interesante ne fushen Ballkanike…!!
    Do te shohim rezultatin e ndeshjes pas 5 vjetesh,deri tani jemi 1 gol plus me Serbin,-1 me Gerkun,rezultati 0-0.
    Kombetarja deri me tani,ka provuar se gjithmone ha Gol ne fund!

    Reply to this comment
  6. arif November 3, 14:02

    Po ti o vici serbise e denove racizmin ne kore kundra shqiptarve. Qe do na hanit trapin me gjithe bole ju legena te perenduar. Na 6 republika qe ishit u kasandiset ne 1 te dhjere dhe akoma nuk po nxini mend.

    Reply to this comment
  7. Kuq e zi November 3, 14:43

    Ne qofte se serbet jane provokuar nga flamuri i Shqiperise se madhe, atehere do te thote se ne u kemi gjetur piken e dobet tyren , por nje kohesishte eshte dhe pika jone me e forte. Ate here i bie qe ne ndeshjen e khimit ta bejme edhe me te madh flamurin por edhe me te madhe Shqiperine e madhe dhe i bie qe Serbet te shkoni ne te s,emes…

    O SA MIR ME KEN SHQIPTER O HEEEEEEE………

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*